Flash

"Askush s’duhet të mohojë përgjegjësinë", rrëfimi prekës i babait të vajzës shqiptare në Greqi

Lapsi.al 7 March 2023
"Askush s’duhet të mohojë

Babai i Ifigjenia Mickës, e cila humbi jetën në aksidentin e trenave në Tempi, ka treguar momentet e vështira që kalon ai dhe familja pas humbjes së vajzës, duke iu bërë thirrje autoriteteve që personat e përfshirë, të mbajnë përgjegjësi.

Ai ka thënë gjatë një interviste për mediet greke, se askush nuk u ka vajtur për ndihmë në shtëpi, as psikologë të cilët mund të lehtësojnë sadopak dhimbjen e tyre.

Mes të tjerash babai i së resë u ka bërë apel gazetarëve që të mos shqetësojnë partnerin e saj, i cili fatmirësisht i mbijetoi tragjedisë.

“Kanë kaluar orë e ditë dhe unë jam më mirë. Problemin më të madh e ka nëna e saj dhe vajza ime tjetër”, tha fillimisht babai i Evgjenisë dhe vazhdoi duke thënë se askush nuk ka ardhur për të ndihmuar.

“Asnjë psikolog. Asgjë, askush. Të vetmit që na ndihmuan dhe i falënderojmë shumë, ishin disa zonja psikologe, kur shkuam për të marrë trupin.

Kam dëgjuar shumë, disa të vërteta, disa gënjeshtra. Po mundohem t’i sqaroj. Patjetër që ishte faji i dikujt. Por gabimi njerëzor doli i rregullueshëm. Unë nuk kam celular, nuk kam dua të flas me këdo, personalisht askush nuk më ka kërkuar të më them asgjë”, tha ai.

Ai rrëfeu se vajza e tij mori diplomën në fillim të dhjetorit dhe kishte vetëm ëndrra në jetën e saj. “Vajza ime po shkon… Tani çfarë t’ju them tjetër… Mos e shqetësoni familjen tjetër. Gjithçka që shihni në foto, ishte Evgjenia. Ata morën fëmijën tim bashkë me gjithçka tjetër. Askush nuk duhet të mohojë përgjegjësinë”, ka rrëfyer babai i 19 vjeçares.

Të këshilluara

Dibër, djali plagos nënën me armë

Një ngjarje aksidentale sipas policisë, ka ndodhur pasditen e sotme në Selishtë të Dibrës, ku një djalë 15 vjeç ka plagosur me kallashnikov nënën e tij. Policia...

19:14

Plagosje me armë në Kurbin, detajet e para

Një plagosje me armë gjahu është regjistruar këtë të martë pranë lagunës së Patokut në Kurbin. Mësohet se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar. Ngjarja mendohe...

18:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI