Flash

Dënimi i futbollistit Portanova, zbulohen motivet: "Mos aprovimi i vajzës së abuzuar i pangatërrueshëm"

Lapsi.al 7 March 2023
Dënimi i futbollistit Portanova, zbulohen motivet: "Mos aprovimi i

Futbollisti Manolo Portanova u dënua në shkurt me 6 vjet heqje lirie për dhunë seksuale në grup, natën mes 30 dhe 31 majit 2021. Por sipas motivacioneve të shkuara nga Gjykatësja e Sienës Ilaria Cornetti ka një prapaskenë. Vajza e abuzuar "shfaqi gatishmërinë e saj se donte të kryente marrëdhënie seksuale vetëm me Manolo. Vajza e përjashtoi dëshirën për të shkuar në shtrat me të katër djemtë”. Vullneti i saj është shprehur “në mënyrë të përsëritur dhe pa mëdyshje”. “Mendësia e tij ka qenë evidente dhe e dukshme që në fillim. Madje gjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies seksuale në grup”, ka shkruar Gjykatësja Cornetti.

RINDËRTIMI I NGJARJES

Vajza nga ana tjetër, rindërtoi ngjarjen gjykatësja Ilaria Cornetti, u abuzua si nga Manolo Portanova, ashtu edhe nga tre të rinj të tjerë. Mes tyre ishte edhe daja i futbollistit, Alessio Langella, i dënuar me të njëjtën masë në gjyq.

Dhuna ka ndodhur në një apartament në qendër të Sienës ku ishte e ftuar e reja. Gjykatësja Cornetti shkruan gjithashtu se, në atë çështje, vajza pretendoi se nuk donte marrëdhënie në grup me të katër djemtë. Kjo "që nga fillimi deri në fund të marrëdhënies seksuale në grup. E bëri të qartë këtë si me Manolo ashtu dhe me William, Alessio dhe Alessandro". Sipas dokumentit të shkruar "ajo kërkoi të qëndronte vetëm me Manolo", por të tjerët hynë në dhomë. Fillimisht njëri, pastaj dy të tjerët, kështu që ajo mbeti keq. "U përpoq të kuptonte se çfarë po ndodhte, i kërkoi disa herë që ata të iknin" por u abuzua "e mbërthyer" nga krahët.

Në sekuencën e ngjarjeve, Gjykatësja shton se vajza pyeti nëse një shoqe mund të ishte ende në apartament. Në atë moment "goditi Manolo në bark". Në fund - shpjegon gjithmonë gjykatësja - ajo hoqi dorë nga reagimi. E pasivisht, ajo bëri atë që i kërkuan dhe pësoi atë që deshën katër djemtë”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI