Flash

"Dy u vetvranë, u rrezikua katastrofë masive vdekjeprurëse": Uefa rimburson tifozët e Liverpool

Lapsi.al 7 March 2023
"Dy u vetvranë, u rrezikua katastrofë masive

UEFA do të rimbursojë të gjithë tifozët e Liverpool që morën pjesë në finalen e Champions League në Paris më 28 maj. Ndeshja filloi me pothuajse 40 minuta vonesë për shkak të problemeve të rendit publik. Qindra tifozë ishin të detyruar të prisnin pafundësisht dhe familje të tëra u spërkatën me gaz lotsjellës. Të tjerë persona mbetën viktima të grabitjeve. UEFA do t'i paguajë klubit anglez të gjithë paketën, pra 19618 bileta dhe më pas do t'i besojë organizimin e rimbursimeve. “Ne njohim eksperiencën negative që kanë pasur këta tifozë. E përmes këtij programi do të kompensojmë ata që blenë bileta dhe që janë prekur më shumë nga vështirësitë për të hyrë në stadium”, tha Theodore Theodoridis, Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s.

Lexo më tej: Shtyhet finalja e Champions: Liverpool-Real do të nisë me vonesë, për shkak të tifozëve

RAPORTI I PAVARUR, I POROSITUR NGA UEFA

Një raport i pavarur i porositur nga UEFA arriti në përfundimin se vetëm qetësia e tifozëve të Liverpool kishte parandaluar një 'katastrofë masive vdekjeprurëse'. U zbulua se UEFA kishte lënë mënjanë sigurinë. Ndërsa policia franceze ishte sjellë në mënyrë të paaftë duke hedhur gaz lotsjellës në turmë. Madje edhe se ministri i Brendshëm francez Gerard Darmanin kishte fryrë numrin e mbështetësve pa biletë "si justifikim për të maskuar dështimet e tjera". Liverpool e kishte ngritur zërin kundër organizimit francez të finales, duke kërkuar llogari.

Lexo më tej: “Nuk arrij ta besoj se një ministre mund ta bënte këtë”: presidenti i Liverpool bën ‘leckë’ Oudea-Castera

Momente paniku që sollën në memorje menjëherë fatkeqësitë e Heysel dhe Hillsborough. Situata jashtë stadiumit Saint-Denis u pagua shtrenjtë nga dy tifozë të Reds. Ata u vetëvranë për shkak të traumës që rijetuan pas vitit 1989 në Hillsborough. Për këtë arsye, rreth tre mijë tifozë të Liverpool kishin firmosur një sërë kërkesash për dëmshpërblim ndaj UEFA-s, morale dhe materiale.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI