Flash

Familjarët e Martinajt ankimojnë vendimin e GJKKO-së për sekuestrimin e 34 pasurive të tij

Lapsi.al 7 March 2023
Familjarët e Martinajt ankimojnë vendimin e GJKKO-së për

Familjarët e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së, për sekuestrimin e 34 pasurive të tij. Pjesa më e madhe e pasurive të sekuestruara ishin vënë në emër të prindërve, motrave dhe gruas. Ato kapin vlerën e miliona eurove. Ankimimi është depozituar ne Apelin e GJKKO. Pritet që sot të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit dhe caktimin e një date për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Tre prokurorët e çështjes kërkuan sekuestrimin e këtyre pasurive me argumentin se ata nuk e justifikojnë burimin e të ardhurave, kërkesë e cila u pranua nga GJKKO. Pasuritë e sekeuestruara janë aksione kompanish, toka, prona, apartamente e makina. Referuar kërkesës së SPAK nën sekuestro janë vënë aksione të 9 kompanive e shoqërive në emër Martinajt dhe familjarëve të tij. 5 automjete; 18 pasuri, arë, ullishte e njësi me sipërfaqe që varjojnë nga 82 m2 deri më 9800 m2; 1 apartament dhe një llogari bankare, kursimet e fëmijëve.

Sekuestrimi i këtyre pasurive vjen në kuadër të hetimeve të dosjes ‘Plumbi i Artë". Aty Martinaj përmendet nga i penduari drejtësisë Nuredin Dumani se ka qenë gati të paguajë 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles. Në vendimin e thuhet se përpjekja për vrasjen e Dokles nuk ka mbetur vetë në kuadër të dëshmisë së Dumanit, por SPAK ka arritur të mbledhë fakte për të pasur dyshime që Martianaj ka pasur qëllim vrasjen e Dokles.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI