Flash

Serbia arreston tre kroatë, iu gjetën koka rrufepritëse në bagazhin e makinës

Lapsi.al 7 March 2023
Serbia arreston tre kroatë, iu gjetën koka rrufepritëse në

Tre shtetas kroatë u arrestuan në pikën kufitare Bezdan, midis Kroacisë dhe Serbisë, pasi në cantë ju gjet një kokë rrufepritëse.

Ministria e Brendshme e Serbisë konfirmoi për gazetën serbe, Blic, se objekti I dyshuar u gjet gjatë kontrollit në kufi, në bagazhin e një veture “Audi”, në dalje nga Serbia.

Tre shtetasit kroatë dyshohen për veprën penale të futjes së substancave të rrezikshme. Ata do të merren në pyetje në Prokurorinë Themelore Publike të qytetit të Somborit.

Portali lokal, SOinfo, shkruan se prania e një “sasie serioze” të lëndëve radioaktive u detektua nga sensorët e vendosur në pikën kufitare.

Sipas raportimeve të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, rrufepritësit radioaktivë u instaluan në mbarë ish-Jugosllavinë gjatë viteve ‘60 të shekullit të kaluar, si mbrojtje më efektive kundër rrufesë.

Kur shkenca vuri në dukje se rrufepritësit e tillë bëjnë më shumë dëm sesa dobi, ata u shpallën radioaktivë.

Sipas të dhënave të vitit 2018 të Agjencisë serbe për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jonizues dhe Sigurinë Bërthamore, në Serbi ka pasur më shumë se 700 rrufepritës radioaktivë që nuk janë hequr nga objektet.

Të këshilluara

Plagosje me armë në Kurbin, detajet e para

Një plagosje me armë gjahu është regjistruar këtë të martë pranë lagunës së Patokut në Kurbin. Mësohet se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar. Ngjarja mendohe...

18:16

Meta: Berisha është vula e gjallë e PD-së

Për kreun e PL-së Berisha është vula përfaqësuese e PD-së për aspektet e saj pozitive. Meta përmend dhe 6 marsin, ku me krenari thekson arsyet e firmosjes së de...

13:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI