Flash

Skandali i Negreira, ndërhyn Laporta: "Barcelona nuk ka blerë kurrë arbitra e kurrë nuk do ta bëjë"

Lapsi.al 7 March 2023
Skandali i Negreira, ndërhyn Laporta: "Barcelona nuk ka blerë

Joan Laporta mbron ashpër Barcelonën, që përfundoi në stuhinë e polemikave për çështjen Negreira. Klubi është ende në vorbullën e akuzave për pagesat milionere në kompaninë e ish-zëvendëspresidentit të arbitrave spanjollë. Alibia është se pagesat bëheshin për këshilla teknike dhe informacione mbi arbitrat nga viti 2001 deri në 2018. “Ne kemi përgatitur një konferencë për shtyp për të folur për këtë temë - shpjegoi presidenti Blaugrana -. Barça nuk ka blerë asnjëherë arbitra, as nuk ka ndërmend të blejë arbitra. Absolutisht kurrë. Forca e fakteve kundërshton ata që përpiqen të ndryshojnë historinë. Ne po shkojnë mirë sërish, asgjë nuk është e rastësishme”.

Laporta foli edhe për problemet ekonomike që kaplojnë Barcelonën. “Kemi tejkaluar kufirin e pagave dhe kjo e bën gjithçka shumë të vështirë. Por kur dëgjoj se nuk mund të blejmë... Sigurisht që mund të vijë një sulmues, por dikush duhet të largohet. Në mesin e fushës jemi mirë dhe kemi gjithashtu një akademi me lojtarë që do të vijnë në ekipin e parë. Xavi gjithashtu duhet ta bëjë këtë detyrë, të promovojë lojtarë të rinj. Një sulmues shtesë do të ishte mirë, por financiarisht nuk kemi burime të pakufizuara si një klub-shtet. Ne duhet të jemi të kujdesshëm".

Në lidhje me rinovimin e Xavi, udhëheqës i një Barcelone pothuajse të pamposhtur në La Liga. "Ne kemi menduar tashmë për këtë, ai ka një stil të vërtetë. Ai është një njeri që nuk e tepron. Nuk kërkon gjëra të çmendura dhe e kupton situatën e klubit. Unë e kam vlerësuar rinovimin e Xavi".

Lexo më tej: Pagesa korruptive, shantazhi e alzhaimeri i Negreira, Tebas kërcënon Barcelonën: “Laporta dorëhiqu”

EL PAIS: PROKURORIA GATI TË DENONCOJË BARCELONËN PËR KORRUPSION

Prokuroria spanjolle ka vendosur të padisë Barcelonën për korrupsion lidhur me pagesat e bëra nga katalanasit ndaj ish-zëvendëspresidentit të gjyqtarëve, José María Enríquez Negreira. Kështu raporton gazeta El País. Denoncimi evidenton si përgjegjës klubin dhe ish-presidentin Josep Maria Bartomeu bashkë me anëtarët e stafit të tij. Bashkë me ta edhe vetë Negreira, i cili dyshohet se ka marrë 7 milionë euro nga Barcelona midis 2001 dhe 2018. Barcelona ka qenë nën hetim që kur u zbulua se klubi i kishte paguar miliona dollarë gjatë disa viteve një kompanie që i përkiste zëvendëspresidentit të komitetit të arbitrave të federatës spanjolle.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI