Flash

'Times' zbulon prapaskenën: Conte kontakte "informale" me Inter

Lapsi.al 7 March 2023
'Times' zbulon prapaskenën: Conte kontakte "informale"

Antonio Conte dëshiron të rikthehet të drejtojë në Serie A, shkruan qartë sot Times. Conte u kthye në Londër pas pothuajse tre javësh të kaluar në shtëpi duke u rikuperuar nga heqja e fshikëzës së tëmthit. Për gazetën londineze, pushimi i tij në Itali, përforcoi bindjen e trajnerit të Tottenham "për t'u kthyer në shtëpi në fund të sezonit". Times nënvizon se ish-trajneri i Inter tani është i përqendruar në fushë, në impenjimet e ardhshme të Spurs. Conte, kundër Milan, rrezikon të humbasë kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Kështu, diskutimet mbi të ardhmen e tij shtyhen për muajt e ardhshëm. Megjithatë, për momentin, mundësia e rinovimit të kontratës konsiderohet nga tabloidi anglez si mjaft i largët.

"Nëse Tottenhami eliminohet nga Evropa - shkruan Times - rriten shanset që Conte dhe klubi të ndahen përpara skadimit të kontratës së tij në fund të sezonit. Spurs kanë mundësinë të zgjasin kontratën e tij aktuale me një vit, por 53 vjeçari italian e ka bërë të qartë. Do të qëndrojë në krye edhe sezonin e ardhshëm vetëm nëse është i lumtur. Kështu që ai pritet të kthehet në Itali këtë verë”.

Lexo më tej: Urrejtja për Inter njollos Milan-Tottenham: episodi i turpshëm gjatë heshtjes për viktimat e tërmetit

Megjithatë, një rikthim që duket jashtëzakonisht i komplikuar. Kjo duke pasur parasysh kërkesat ekonomike të Contes dhe gjendjen aktuale të financave të klubeve italiane. Megjithatë, nënvizon Times, javët e fundit ka pasur një “kontakt informal” mes trajnerit dhe Interit. Hipoteza për një afrim të bujshëm pas ndarjes dy sezone më parë megjithatë nuk ka asgjë konkrete. E megjithatë është një takim, që në rast lamtumire të Simone Inzaghi, mund të shndërrohet në diçka më konkrete.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI