Flash

Dëmtimi misterioz, Igli Tare zbulon problemet e Immobile: “Mjekime për të përballuar dhimbjen”

Lapsi.al 8 March 2023
Dëmtimi misterioz, Igli Tare zbulon problemet e Immobile: “Mjekime

Lazio u mposht me përmbysje nga AZ në vajtjen e 1/8 të Conference League. Kryeqytetasit shfaqën edhe njëherë se vuajnë mungesën e Ciro Immobile. Drejtori sportiv Igli Tare hodhi dritë mbi gjendjen e qendërsulmuesit, pa të cilin bardhekaltrit nuk po bëjnë dot. Immobile doli nga fusha pasi mori një goditje në transfertën e Napolit. Nuk u duk asgjë serioze, por ndalimi i tij mund të jetë më i gjatë se sa pritej. I gjithë shqetësimi në kampin bardhekaltër është se Ciro Immobile mund të humbasë edhe derbin me Romën. Por Tare duket se është i qetë për situatën e sulmit me Felipe Anderson, gati të luajë si një falso nueve.

Mosha e Immobile ka filluar të bëjë të vetën dhe fiziku i tij po bëhet më i prirur ndaj dëmtimeve. Kavilja nuk ndalon kurrë së krijuari shqetësim dhe e kushtëzon në fushë. Igli Tare ka hedhur dritë mbi gjendjen fizike të sulmuesit kryesor të Lazios, duke folur për SkySport: “Ciro ka më shumë dëmtime se zakonisht dhe kavilja po i shkakton probleme. Edhe kundër Napolit iu desh të merrte ilaçe për të përballuar dhimbjen”.

Lexo më tej: Lazio, Immobile feston 33 vjetorin e synon rekordin e Silvio Piola: “Mungojnë 83 gola”

“Mund të qendrojë jashtë për rreth 2/3 javë”, ky është parashikimi i Igli Tare, i cili më pas u fokusua te zëvendësimi i tij: “Felipe Anderson e dinim që ishte i aftë të luante si sulmues. Me nuve false mund të vëmë në siklet kundërshtarët. Në verë ne kemi vënë bast për një të ri si Cancellieri dhe do të bëjmë vlerësimet e nevojshme në fund të sezonit".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI