Flash

Disiplina i mbyll dyert e stadiumeve të Partizanit e Tiranës: gjoba e ndëshkime të rënda për incidentet e derbit

Lapsi.al 8 March 2023
Disiplina i mbyll dyert e stadiumeve të Partizanit e Tiranës: gjoba e

Derbi ka shkuar mirë për Partizanin vetëm në fushë, edhe pse më keq e pati Tirana e mundur në fushë dhe e goditur nga Disiplina. Incidentet e ndodhura në Air Albania në derbin mes Partizanit dhe Tiranës kanë marrë goditjen e fortë nga Komisioni i Disiplinës në FSHF. Gjoba të forta, për shkak të situatave të përsëritura, por edhe masat e rënda disiplinore ndaj klubeve.

Kështu, Disiplina ka vendosur edhe mbylljen e stadiumeve për të kuqtë dhe bardheblutë. Partizani duhet të luajë dy ndeshje pa ftifozë dhe Tirana katër, si sinjal i qartë se nuk tolerohen më sjellje të cilat janë bërë përsëritëse. Ndërkaq, bie në sy se ka pasur masa të rrepta edhe për skuadra të tjera ku janë ndeshur probleme me veprimet e tifozerisë, si ato të Erzenit dhe Egnatias.

Lexo më tej: Hodhën flakadanë në fushë gjatë ndeshjes Partizani-Tirana, nën hetim tre tifozë

Disiplina, Vendimet e datës 08.03.2023

KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2, 65/3/c dhe 65/3/h të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Lojtari i KF Erzeni, Rejnaldo Troplini, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Bylis, Xhoele Macolli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

NGJARJET E DERBIT

FK Partizani, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 50, 63, 64/2, 65/3/a 65/3/c, dhe 65/3/f të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Zyrtari i KF Partizani, Ervin Hajdari, për provokim të publikut, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Tirana, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 50, 64/2, 65/2, 65/3/a, 65/3/c, 65/3/f dhe 65/4/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI