Flash

Totti heq qafe të besuarit e Ilary: konflikti për Longarina, duhet të largohen brenda muajit

Lapsi.al 8 March 2023
Totti heq qafe të besuarit e Ilary: konflikti për Longarina, duhet
Një kapitull i ri hapet në historinë e divorcit mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi. Ish-kapiteni i Romës ka urdhëruar zbrazjen e qendrës sportive Longarina, deri në fund të muajit. Të martën e ardhshme do të nisë zyrtarisht procesi i ndarjes së çiftit që bëri të gjithë Italinë të dashurohej. Francesco Totti dhe Ilary Blasi do të takohen në gjykatë për të përballuar hapat e parë të divorcit. Prej një muaji priten zhvillime për historinë që ka apasionuar italianët, e ndezur nga scoop-i se kush tradhëtoi i pari. Ngjarja u bë më tërheqëse nga çështja e çantave Rolex, që e mbajti çiftin në një ngërç të stilit meksikan dhe që nuk do të trajtohet në gjykatë të martën. Megjithatë, një rast i ri ka shkundur kontradiktat mes ish-kapitenit të Romës dhe pezantueses. Përplasja tani është për zbrazjen e qendrës sportive Longarina, i caktuar për në fund të muajit. Avokatët e kampionit të botës në vitin 2006 është dashur ta njoftonin për shkak të hezitimit të një personi të referuar nga familja Blasi për t'u larguar nga qendra sportive.

QËLLIMI I TOTTI PËR QENDRËN SPORTIVE

Mbreti i Tetë i Romës dëshiron të rimarrë në pronësi strukturën. Por nuk dëshiron të ketë të bëjë me bashkëpunëtorët e ish-partneres së tij, i cili kujdesej për padelin. Natyrisht, kjo lëvizje e avokatëve të legjendës verdhekuqe mund të çojë në fërkime të reja mes palëve. Kjo pavarësisht se Longarina nuk ka sjellë ende shumë të ardhura për pronarët në vitet e fundit. Por duket se er Pupone dëshiron ta rikthejë atë në aktivitet, duke hequr të besuarin e Ilary Blasi dhe duke futur ide të reja dhe kapital të ri.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI