Flash

“Trump do ta blinte Interin”: Tacopina zbulon si do të vepronte ish-presidenti amerikan

Lapsi.al 8 March 2023
“Trump do ta blinte Interin”: Tacopina zbulon si do të vepronte

Donald Trump është gati të blejë Interin. Gjithçka buron nga deklarata e Joe Tacopina, pronarit të Spal. Ai është gjithashtu edhe avokati i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ditën e sotme, avokati amerikan ka folur në mikrofonat e Podcast-it italian të Futbollit dhe ka rrëfyer raportin që ka me Trump.

Gjatë intervistës, Joe Tacopina ra nën presionin e një lloj provokimi, në lidhje me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara: “Nëse do ta sfidoja duke i thënë se nuk do të fitonte kurrë asgjë me Interin, ai do ta blinte klubin për të më vërtetuar se kam gabuar”.

Lexo më tej: Video/ I shkeli kokën, kur Esposito ishte përtokë, ndërhyn presidenti i SPAL: “Nuk ishte faull, por krim”

Gjatë intervistës së tij, presidenti i Spal shpjegoi më pas marrëdhënien e Trump me sportin: "Ai e pëlqen futbollin, por nuk është një tifoz i madh. Pasioni i tij i vërtetë është golfi". Më pas një episod që lidhet me një telefonatë të ish-presidentit amerikan: “Një ditë më telefonoi, ndërsa isha në stadium. Ndodhi menjëherë pasi kishim shënuar e ne kemi shënuar shumë pak këtë sezon. Padyshim që Zoti nuk do që unë të shijoj një gol për më shumë se 35 sekonda. Por nuk ka problem, është normale kur përfaqëson dikë si presidenti".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI