Flash

U dënua 6 vjet burg, Manolo Portanova thyen heshtjen: "Dëgjoj e lexoj një histori që nuk e njoh"

Lapsi.al 8 March 2023
U dënua 6 vjet burg, Manolo Portanova thyen heshtjen: "Dëgjoj e

Gjykata publikoi arsyet e dënimit me gjashtë vjet burg për dhunë seksuale në grup e Manolo Portanova thyen heshtjen. Mesazhi i futbollistit është publikuar në kanalet e tij sociale: “Kam kapërcyer shumë vështirësi në jetën time. Por nuk e kam imagjinuar kurrë që të përballem me një periudhë si kjo. Dëgjoj dhe lexoj një histori që nuk e njoh. As nuk i afrohet realitetit dhe cdo ditë pyes veten pse më ndodhi mua. Së shpejti do të ketë një mënyrë për të treguar versionin tim, duke dokumentuar me PROVA dhe jo me hipoteza - shkruan futbollisti i Genoa -. Për familjen time, për klubin tim, për jetën time besoja se të heshtja dhe t'i besoja drejtësisë ishte gjëja e duhur. Por tani për fat të keq kam kuptuar që heshtja paraqiti një faturë shumë të lartë, që nuk jam i gatshëm ta paguaj. Shihemi së shpejti, ju përqafoj".

Manolo Portanova u dënua më 6 dhjetor me 6 vjet burg nga gjykata e Sienës. Akuzat janë për dhunë seksuale në grup, në lidhje me abuzimin e vuajtur nga një vajzë. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në qendrën historike natën mes 30 dhe 31 majit 2021. U dënuan me të njëjtën masë edhe xhaxhai i futbollistit të Genoa. Të dy kishin zgjedhur procedurën e shkurtuar. Gjykatësi gjithashtu e gjobiti Portanova me një pagesë të përkohshme prej 100,000 euro në favor të vajzës që ai abuzoi. 20,000 euro të tjera duhen paguar në favor të nënës së vajzës. Si dhe 10,000 euro të tjera në favor të shoqatës sieneze "Donna Chiama Donna" të konsideruar pjesë civile.

ARSYET E VENDIMIT

Dje u bënë të ditura arsyet e dënimit në shkallë të parë. Sipas gjykatëses së Sienës, Ilaria Cornetti, vajza e dhunuar "shfaqi vullnetin e saj për të kryer marrëdhënie seksuale vetëm me Manolo. Ajo nuk ka dashur një mardhënie në grup me katër djemtë". Një vullnet i shprehur "në mënyrë të përsëritur dhe pa mëdyshje". Sipas Cornetti, “mos aprovimi i saj ishte i dukshëm, menjëherë dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies seksuale në grup”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI