Flash

Drejtuesit e Tottenham i kanë kthyer shpinën teknikut Conte: pakënaqësi në dhomat e zhveshjes

Lapsi.al 9 March 2023
Drejtuesit e Tottenham i kanë kthyer shpinën teknikut Conte:

"Unë e respektoj kontratën. E në fund të sezonit do të bëhen vlerësimet e duhura me klubin në mënyrën më të qetë. Atëherë unë do të them fjalën time”. Pas barazimit 0-0 të Tottenham ndaj Milan dhe eliminimit nga Champions League, Antonio Conte ka shtyrë çdo diskutim në lidhje me të ardhmen e tij. Por mediat angleze nuk kanë dyshime: do të ketë një lamtumirë në fund të sezonit. Për këtë është e bindur BBC, që e konsideron largimin e trajnerit "tani thjesht një formalitet". Nga njëra anë, Conte nuk ka treguar kurrë në muajt e fundit se synon të rinovojë marrëveshjen me Spurs, e cila skadon në qershor. Kjo pavarësisht ofertave të bëra nga londinezët, por tani drejtuesit e klubit i kanë kthyer shpinën. Për të mos folur për tifozët, të zhgënjyer nga një sezon nën pritshmëritë.

Lexo më tej: ‘Times’ zbulon prapaskenën: Conte kontakte “informale” me Inter

E pashmangshme, që të shkohet drejt divorcit, lexohet në faqet e BBC, në fund të “16 muajve pa dashuri”. Një epilog i ndarë edhe nga tabloidët e tjerë, me Sun që titullon "Out for the Cont". Ndërsa Daily Mail i jep hapësirë pakënaqësisë në dhomat e zhveshjes. Nisur me atë të Richarlison, i cili fillimisht u la në pankinë. “Ky sezon ta shpif”, akuza e brazilianit që sulmoi Conte: “Pse nuk luaj, as këtë nuk e kuptova – tha ai për TNT Sports –. Po shkonim mirë, me dy fitore kundër West Ham dhe Chelsea, dhe papritmas trajneri më vendosi në stol. Kundër Wolves ai më aktivizoi pesë minuta. Unë pyeta pse dhe nuk më thanë asgjë." Conte dëshiron të kthehet në Itali, shkruante “Times” dy ditë më parë. Një aludim që ngjan profetik, në dritën e zhvillimeve të fundit. Nëse Conte ka kundër dhomat e zhveshjes, atëherë aventura në Londër ka mbaruar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI