Flash

Gazetari francez e bën leckë italianin Verratti: “Kthehu në Peskara të tymosësh e të hash qebap”

Lapsi.al 9 March 2023
Gazetari francez e bën leckë italianin Verratti: “Kthehu në
Një tjetër zhgënjim në Champions League për Paris Saint-Germain, që ka gjeneruar kritika të ashpra. Bujë në veçanti shkaktoi performanca e Marco Verratti. Mesfushori italian sigurisht që nuk luajti ndeshjen e tij më të mirë në karrierë kundër Bayern Munich. Italianit iu vodh topi në rastin e golit të parë të gjermanëve, që siguruan kështu kalimin në raundin tjetër. Verratti kundër bavarezëve gaboi në fakt gjithcka e jo vetëm në atë rast. E kështu, Daniel Riolo në RMC Sport, u shpreh në mënyrë të vendosur negativisht ndaj tij. Gazetari në fakt e kishte në përgjithësi ndaj të gjithë PSG-së, që e cilësoi si "turpi i Evropës". "Kur je tifoz i PSG-së, është e drejtë në këto momente të flasësh dhe të thuash gjëra. Edhe të shpërthesh në një moment të caktuar. Duhet të tregosh gjithçka. Tani ky klub është bërë turpi i Evropës", tha gazetari. Fjali edhe më të këqija për Verratti: "Duhet ta kthejmë te Pescara, që të hajë qebapët e tij, të ecë buzë detit, të pijë gotat e tij, të pijë cigare. Këtë e them prej vitesh. Nuk e di edhe nëse ai mund të jetë titullar në ekipin e djalit tim. Unë mendoj se ai është një lojtar rruge".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI