Flash

Masakra në Kamëz, të plagosurat ende në gjendje të rëndë. Nuk e dinë që Dan Hutra u ka vrarë dy familjare

Lapsi.al 9 March 2023
Masakra në Kamëz, të plagosurat ende në gjendje të

Elena dhe Kujtime Hysa, nënë e bijë të cilat u plagosën nga Dan Hutra në masakrën e Paskuqanit vijojnë të jenë të shtruara në spitalin e Traumës, por nuk dinë asgjë që Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku janë vrarë nga e njëjta dorë.  Euronews raporton se të dyja ndodhen ende në gjendje të rënduar, gjë që ka bërë që të afërmit të mos u tregojnë për vdekjen e dy familjareve të tyre.

“Nënë e bijë Elena dhe Kujtime Hysa kanë qenë brenda ambienteve të banesës. Ndërsa jashtë ambienteve kanë qenë Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, të cilat kanë qenë duke larë automjetin. Ajo që vlen të theksohet është se Helena së bashku me nënën vazhdojnë të jenë të shtruara në spitalin e Traumës. Të dyja nënë e bijë ende nuk kanë dijeni për vdekjen e Mevlutes dhe Hasime Dafkut, kjo e fundit ka qenë e fejuara e vëllait të Elenës. Familjarët nuk ia kanë thënë një gjë të tillë, pasi gjendja e tyre vazhdon të jetë e rënduar,”- tha gazetarja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI