Flash

Me vonesë në grumbullim: Pogba përjashtohet nga të grumbulluaruit për Freiburg

Lapsi.al 9 March 2023
Me vonesë në grumbullim: Pogba përjashtohet nga të

As koha për të vlerësuar rikthimin e tij në fushë, sepse Paul Pogba duhet të kthehet për të parë Juventus nga tribuna. Francezi mbërriti vonë në grumbullimin e para ndeshjes, të caktuar për mbrëmjen e djeshme. Kështu Massimiliano Allegri e ka përjashtuar për arsye disiplinore dhe për këtë arsye nuk do të jetë i disponueshëm as për pankinë sonte në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Evropës kundër Freiburg. Pogba, i cili në çdo rast ndoshta do të kishte shkuar vetëm në pankinë, do të detyrohet ta ndjekë ndeshjen nga tribuna. Përveç mesfushorit francez, jashtë është edhe Iling, i cili po lufton me inflamacionin e një plage të vjetër.

Nuk është hera e parë që Pogba, ndërsa është te Juventus, dënohet për vonesë. Edhe në nëntor 2012 francezi u la në shtëpi pasi në të njëjtën javë ai u paraqit në dy raste jashtë kohës maksimale për stërvitje. Në pankinë ka qenë Antonio Conte, të cilit nuk i ka pëlqyer aspak qëndrimi i “Oktapodit”. Kështu që ai e përjashtoi nga skuadra për ndeshjen në transfertë në Pescara.

Lexo më tej: Vlahovic bëhet çështje te Juventus: nuk shënon, është nervoz e merkato e thërret

Lista e të grumbulluarve të Max Allegri:

PORTIERË

Szczesny, Pinsoglio, Perin

MBROJTËS

Bremer, Danilo, Alex Sandro, Gatti, Bonucci, Rugani

MESFUSHORË

Locatelli, Cuadrado, Kostic, Miretti, Rabiot, Paredes, Fagioli, Barrenechea

SULMUES

Chiesa, Vlahovic, Kean, Di Maria, Soulé

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI