Flash

"Pati presion për koalicionin me Berishën?"/ Meta tregon çfarë u diskutua gjatë takimit me Kim

Lapsi.al 9 March 2023
"Pati presion për koalicionin me Berishën?"/ Meta tregon

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat ku foli për situatën politike në vend. Ai u pyet nëse gjatë takimit me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ai pati ndonjë presion për sa i takon zgjedhjeve të 14 majit apo koalicionit me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Pyetja: Takimi me Yuri Kim, a ka pasur presion për të mos patur një koalicion me zotin Berisha, në të kundërt do sanksionoheni dhe ju?

Meta: Kjo është zero e vërtetë. Marrëdhëniet e mia me SHBA janë shumë të hapur dhe parimore. Gjithmonë kam marrë vendimet e mia bazuar në Kushtetutën tonë. Kështu që nuk ka asnjë lloj presioni. Përkundrazi kemi pasur një bisedë konstruktive. SHBA janë të interesuara për një opozitë shumë të fuqishme, që në vend të funksionojë llogaridhënia. Gjithçka tjetër janë thashetheme të portaleve të kryeministrit. E kam falenderuar Yuri Kim për bashkëpunimin e shkëlqyer me institutin republikan.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI