Flash

"Po nuk firmose, nuk e sheh më fushën": Tirana i jep ultimatum Jocelin Behiratche, Shehi mbetet pa lojtarë

Lapsi.al 9 March 2023
"Po nuk firmose, nuk e sheh më fushën": Tirana i jep

Qendërmbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Jocelin Behiratche, është shqetësimi më i madh te Tirana. 22 vjeçari në qershor shkon në skandencë kontrate dhe nuk ka ndërmend të rinovojë. Ideja për tu larguar nga kryeqyteti e të negociojë i lirë pagën në klubin e ardhshëm e ka bërë të preferojë të dalë si parametër zero. Një zgjedhje që Tirana nuk dëshiron ta pranojë dhe po bën të pamundurën për ta evituar.

22 vjeçari ka refuzuar cdo propozim të ardhur nga bardheblutë, në lidhje me zgjatjen e kontratës. Tani, Behiratche duhet të përballet me qendrimin e ashpër të klubit. Drejtuesit e Tiranës, sipas RTSH Sport i kanë dhënë një ultimatum lojtarit. "Nëse nuk rinovon, nuk luan më në formacion". Kjo është tentativa e fundit e Tiranës për të mos humbur me zero lojtarin, pasi dështoi ta shiste brenda 28 shkurtit te Sheriff Tiraspol, për shkak të ofertës së ulët të moldavëve dhe me 50% të kartonit të zotëruar nga kompania menaxheriale, që do të përgjysmonte fitimin. Tani, Behiratche tani duhet të vendosë cfarë të bëjë.

Përpara ivorianit janë dy mundësi. E para të rinovojë. Kjo, në fakt, e bën të pasigurt largimin nga kampionët në fuqi. Sepse pastaj të interesuarit për lojtarin duhet të plotësojnë kërkesat e bardhebluve. E dyta të pranojë mbi tre muaj pankinë. Kështu, Jocelin rrezikon të mos jetë jashtë forme kur të arrijë në fund të kontratës. E natyrisht kjo do tja komplikojë gjetjen e klubit të ardhshëm.

Vendimi sigurisht nuk e lehtëson punën e Orges Shehit, sidomos i marrë para ndeshjes me Laçin. Najdovski është i skualifikuar, Abazaj ende i pa rikuperuar dhe Patrick i dëmtuar, duke shtuar këtu edhe se pankina e kryeqytetasve është shumë e shkurtër këtë sezon.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI