Flash

"Djali mrekulli" i Dortmund është 4 vjet më i madh: zbulohet një çertifikatë e moshës së Moukoko

Lapsi.al 10 March 2023
"Djali mrekulli" i Dortmund është 4 vjet më i madh:

Stuhi polemikash te Borussia Dortmund rreth Youssoufa Moukoko. Sulmuesi i lindur në Yaoundé, Kamerun, është i njohur si "djali mrekulli" i futbollit gjerman. Në moshën 16-vjeçare dhe një ditë ai ishte lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në Bundesligë. Në moshën 18-vjeçare më i riu që ka marrë pjesë në Kupën e Botës me kombëtaren gjermane. Por tani historia e tij mund të rishkruhet. Nga Gjermania, ku gjithmonë ka pasur shumë dyshime për moshën e vërtetë të sulmuesit. Moukoko së fundmi ka rinovuar me verdhezinjtë deri në vitin 2026 për 6 milionë neto në sezon. Por tani ka dalë një dokument i publikuar nga e përjavshmja gjermane Bunte. Sipas asaj certifikate, Moukoko ka lindur më 19 korrik 2000 dhe jo më 20 nëntor 2004.

Burimi gjerman publikoi një kopje të një certifikate lindjeje të lëshuar për Youssoufa Mohamadou. Ky burim pretendon se Joseph Moukoko nuk është babai i vërtetë biologjik i të riut, por e ka birësuar. Ai ka konfirmuar datën e lindjes nga Zyra e Qarkut në Hamburg, për t'i siguruar një karrierë futbolli në Gjermani. Dokumenti në fjalë, publikimi i të cilit ishte ndaluar nga një gjykatë nga vetë Moukoko në fund të vitit 2022, nuk është autentifikuar. E si babai i futbollistit ashtu edhe Borussia Dortmund mohojnë hipotezën e të përjavshmes, por dyshimet mbeten dhe çështja është tani është e hapur.

Lexo më tej: Zbulohet çertifikata e lindjes, në Gjermani të sigurtë: “Ylli Moukoko nuk është 18 vjeç”

PRECEDENTËT

Mediat gjermane nënvizojnë se në Afrikë është një praktikë e përhapur që të rinjve t'u hiqen në mënyrë të paligjshme disa vite për t'i vendosur më lehtë në sektorët evropianë të të rinjve. Mjafton të kujtohet skandalin që goditi kombëtaren nën 17 vjeç të Kamerunit disa vite më parë. Në atë rast, presidenti i Federatës, Samuel Eto'o, u detyrua të tërhiqte një pjesë të madhe të ekipit për shkak se lojtarët nuk i kaluan testimet e moshës.

Raste të tjera të njohura në të kaluarën kanë qenë ato të Taribo West, Joseph Minala, Luciano (fillimisht Eriberto), Abedì Pelé dhe Anthony Yeboah. Tani Gjermania pyet nëse në këtë listë duhet të shtohet edhe emri i Youssoufa Moukoko.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI