Flash

Ishte kundër Juves, por humbet derbin: konfirmohen dy ndeshjet skualifikim për Mourinho

Lapsi.al 10 March 2023
Ishte kundër Juves, por humbet derbin: konfirmohen dy ndeshjet skualifikim
Gjykata sportive e Apelit sapo ka rrëzuar apelimin e Romës për pezullimin me dy ndeshje, ndaj trajnerit José Mourinho. Portugezi u përjashtua nga loja në ndeshjen ndaj Cremonese. Skualifikimi ndaj Mourinho ishte pezulluar për shkak se po zhvillohej një hetim nga prokuroria federale. Gjithcka kishte lidhje me përplasjen me zyrtarin e katërt Serra. Tani trajneri i Romës do të mungojë në ndeshjen kundër Sassuolos të dielën dhe derbin kundër Lazio më 19 mars. Pas pezullimit të urdhëruar të shtunën e kaluar, Gjykata sportive e Apelit e kryesuar nga Umberto Maiello hodhi poshtë ankimimin e bërë nga Roma. Verdhekuqtë kishin protestuar në lidhje me skualifikimin me 2 ndeshje që i ishte bërë trajnerit portugez. Koha që mori institucioni për të vendosur mbi përplasjen e Mourinho me arbitrin Serra e lejoi portugezin të ishte në pankinë kundër Juventus. Por tani, Special One do të detyrohet ta ndjekë derbin nga tribuna. Lexo më tej: Gjykata e Apelit merr kohë, pezullohet skualifikimi për Jose Mourinho: në pankinë kundër Juventus Mourinho, i përjashtuar gjatë ndeshjes kundër Cremonese më 28 shkurt, ishte sanksionuar me dy javë pezullim. Gjykatësi sportiv i kishte vendosur edhe 10,000 euro gjobë "për kundërshtimin e ashpër dhe provokues të një vendimi arbitral". Portugezi e përsëriti këtë sjellje edhe kur u përjashtua nga fusha. Mourinho u dënua edhe për faktin se në fund të ndeshjes ka hyrë, edhe pse ishte e autorizuar, në dhomën e zhveshjes së arbitrit, duke i drejtuar zyrtarit të katërt, shprehje dhe konkluzione shumë fyese”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI