Flash

271 km në orë/ Video në Tik Tok që i parapriu aksidentit fatal

Lapsi.al 10 March 2023
271 km në orë/ Video në Tik Tok që i parapriu aksidentit

Vdekja e tre të rinjve që udhëtonin me mbi 200 km/orë në unazën lindore dhe që ranë në nënkalim pranë TEG ishte pasojë e shpejtësisë, ekstreme me të cilën e drejtonte mjetin 20-vjeçari Klevis Ruçaj.

Nga pamjet që dolën në media, duket se “Audi” që drejtohej nga 20-vjeçari hyn në rrethrrotullim me shpejtësi skëterrë dhe pasi thyen barrierat anësore bie mbi një automjet tjetër, që lëvizte në autostradë.

Fatkeqësisht, dy vajzat që udhëtonin në Audi, 23-vjeçarja Sikela Përroi dhe 22-vjeçarja Erisilda Abedinil humbën jetën në vend.

Ndërkohë Klevis Ruçaj ndërroi jetë disa orë më pas në spital.

[video width="576" height="1072" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/Video-e-klevis-Rucajt-ne-Tik-Tok.mp4"][/video]

 

Vide më lart tregon shpejtësinë ekstreme me të cilën lëvizte i riu, edhe pse ishte gjobitur nga policia disa herë. Dëshira për të luajtur me jetën nuk kishte ndalur, madje mburrej me të në rrjetet sociale.

Video e publikuar në Tik Tok nga 20-vjeçari, tregon kur ai lëviz me shpejtësi, shoqëruar me diçiturën “Mos u shqetëso kur kam një dorë në timon, shqetësohu kur i kam të dy duart në timon”.

Në video janë bashkuar filmime gjatë ditë dhe gjatë natës, së pari kur Ruçaj lëviz me shpejtësi normale dhe ka vetëm një dorë në timon dhe në të dytën, kur makina fluturon me 271 Km/orë gjatë natës. Të dy duart e drejtuesit të mjetit janë në timon.

Në brendësi të mjetit, kur aty udhëtonin të tre të rinjtë, duhet të ketë qenë e njëjta situatë plot adrenalinë, por kësaj radhe me një fund tragjik.

 

@klevrucaj #fyp ♬ original sound - ?

Pas aksidentit, ekspertët thanë se makina fluturoi me më shumë se 50 metra duke rënë mbi një mjet tjetër që po udhëtonte drejt Elbasanit. 20-vjeçari kishte marrë patentën rreth një vit më parë dhe ishte gjobitur 5 herë nga policia për përdorimin e celularit, shpejtësi, shkelje të semaforit etj./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI