Flash

E pabesueshme por e vërtetë: Pogba dëmtohet përsëri, humbet edhe sfidën me Sampdoria

Lapsi.al 12 March 2023
E pabesueshme por e vërtetë: Pogba dëmtohet përsëri,
Duhet të ishte ndeshja e rikthimit pas dënimit për vonesën në grumbullimin para ndeshjes me Freiburg. E në vend të kësaj Paul Pogba duhet të shikojë edhe Juventus-Sampdoria nga tribuna. Në fakt, francezi nuk është përfshirë në skuadrën e zgjedhur nga Allegri për ndeshjen në Stadium. Arsyeja? Një problem muskulor “i ndjerë gjatë stërvitjes së fundit mëngjesin e sotëm”, siç njoftoi klubi bardhezi. Me pak fjalë, një tjetër lajm i keq për Juventus në një moment që sigurisht nuk është i lehtë për sa i përket mungesave. Di Maria, Chiesa dhe Alex Sandro janë në infermieri pas problemeve që u shfaqën të enjten në Europa League. Lexo më tej: Me vonesë në grumbullim: Pogba përjashtohet nga të grumbulluaruit për Freiburg Fakti është se kjo nuk është asgjë e re për Pogba. Francezi ka luajtur vetëm pak minuta këtë sezon kundër Torinos dhe Romës, duke hyrë si zëvendësues. E kur u duk se ishte gati për të nisur, fillimisht erdhi përjashtimi ndëshkues dhe më pas ndalesa e panumërt fizike. Shkalla e problemit muskulor nuk është ende e qartë dhe në ditët në vijim do të kuptohet nëse ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen në Freiburg. Por sidomos në ndeshjen e mëpasshme kundër Inter në San Siro.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI