Flash

Gary Lineker u shkarkua se kritikoi qeverinë: pas dorëheqjes në grup të komentatorëve, vjen ndjesa e BBC

Lapsi.al 12 March 2023
Gary Lineker u shkarkua se kritikoi qeverinë: pas dorëheqjes në

Drejtori i përgjithshëm i BBC, Tim Davie, u ka kërkuar falje taksapaguesve, por çështja Lineker ende nuk është mbyllur. Intervistat e pasndeshjes të transmetuesit u pezulluan në minutën e fundit, të shtunën. Kjo pasi prezantuesit dhe komentatorët u rreshtuan në anën e prezantuesit të emisionit 'Match of the Day', ish-lojtarit anglez Gary Lineker.

Ish-sulmuesi i famshëm, tani një komentator kryesor, u pezullua nga transmetuesi publik pas kritikave të tij të ashpra ndaj qeverisë. Projektligji i emigracionit i qeverisë së Rishi Sunak ka marrë disaprovimin e Lineker, që e krahasoi me kohën e nazistëve. 'Match of the Day' është shkurtuar në një emision 20-minutësh, pa komente dhe pa praninë e ekspertëve Alan Shearer dhe Ian Wright.

Lexo më tej: Kaos në BBC/ Valë largimesh pas shkarkimit të Gary Lineker që krahasoi qeverinë me nazistët

Davie pranoi se ishte një "ditë e vështirë" për transmetuesin, por pohoi se "po punojmë shumë për të zgjidhur situatën". "Suksesi për mua do të jetë rikthimi i Gary në transmetim. Së bashku ne po ofrojmë mbulim sportiv të klasit botëror për audiencën, të cilin, siç thashë, më vjen keq që nuk mundëm ta ofrojmë sot". Davie në fund shtoi, duke theksuar se "absolutisht" nuk do të japë dorëheqjen.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI