Flash

Opinioni ndryshe i Corriere dello Sport për 'kartën Covisoc': “Një autogol nga ana e Juventus”

Lapsi.al 12 March 2023
Opinioni ndryshe i Corriere dello Sport për 'kartën
Corriere dello Sport ka vënë në pikëpyetje dobinë e kartës Covisoc, që sipas shumë njerëzve mund të jetë një element vendimtar në heqjen e penalitetit ndaj Juventus. Të gjithë flasin për kartën e re dhe të famshme Covisoc, të paraqitur nga mbrojtja ligjore e Juventusit në lidhje me apelimin për penalitetin në renditje. Është një dokument 6 faqesh i datës 14 Prill 2021, në të cilin jurisprudenca përmbledh çështjen e fitimeve kapitale, por pa përmendur klubin bardhezi. FIGC e kishte kundërshtuar futjen e kësaj dokumenti “sekret” në themel të hetimit. Por jo sepse e kishte frikë në këndvështrimin ligjore. Federata donte të ruante vendimin sportiv, që lejon aplikimin tek gjykatësi shtetëror vetëm pas shkallës së tretë të gjykimit. Lëvizja e parakohëshme në lidhje me kartën Covisoc të Juventus mund të krijojë një precedent që shumë klube dhe individë në të ardhmen do të mund ta përdorin në favor të tyre.

CORRIERE DELLO SPORT KRITIK NDAJ KARTËS COVISOC

Tani që përmbajtja e kartës Covisoc është zbuluar, shumë kanë pyetur veten se pse Juventus shtyu kaq fort për futjen e këtij dokumenti në këtë rast. Madje, avokatët e Juventusit donin ta bazonin mbrojtjen e tyre në elementët që u shfaqën aty. Pozitiviteti në ambientet e Juventusit është përhapur edhe te tifozët, të cilët kanë filluar të besojnë në mundësinë e heqjes së dënimit. Vetëm Corriere dello Sport shkoi kundër valës. “Historia e “dokumentit sekret” nuk duket i destinuar të prodhojë efekte shkatërruese në procesin sportiv të Juventus. Por sinjalizon ndjeshmëri të tepruar dhe zhurmë të madhe. Ndoshta mbrojtësit shpresonin se në këtë komunikim prokurori Chiné e kishte informuar Gravinën se, që në prill, zotëronte elementë të rinj, të cilët do t'i konsideronte më pas të mjaftueshme (në dhjetor) për të justifikuar rihapjen e gjyqit sportiv. Mbetet një pyetje: pse mbrojtja nisi një sulm që duket se rezulton me autogol? T'i drejtohesh TAR-it do të thotë të thyesh klauzolën, pikërisht në mes të një procesi dhe pa pritur vendimin. Ndoshta do të ishte me vend që të uleshin tonet. Të pristej vendimi duke ruajtur një besim në sistemin e futbollit që duhet të mbetet trashëgimi e të gjithëve".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI