Flash

Video/ "E ndjeja që do shënoja": parandjenja e Balaj për penalltinë, goli i parë pas 11 javësh

Lapsi.al 12 March 2023
Video/ "E ndjeja që do shënoja": parandjenja e Balaj

Një gol pas 11 ndeshjesh pritje. Një gol me penallti, por është gjithësesi gol. E kur pritja zgjat aq shumë se të kthehet në një problem psikologjik është e kuptueshme që një si Bekim Balaj të lëshohet në entuziazëm: "Emocionet te penalltia nuk ishin shumë të mëdha, e ndjeja që do shënoja sot. Për fat edhe babai ishte sot në stadium dhe arrita që të shënoja. Edhe po të ishte Marku në fushë, sot do të më toleronte te penalltia” tha Balaj pas 1-1 me Partizanin.

[video width="920" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/Balaj.mp4"][/video]

Në listën e golashënuesve njeriu i thirrur në çështje të zgjidhte situatat para portës mungonte prej 10 ndeshjesh. E kjo gjë po kthehej në një sindromë të vërtetë për sulmuesin shkodran e për vetë skuadrën madje. Klubi shpresonte të kishte gjetur njeriun e golit, pasi në vitet e fundit nuk ishin bindur nga Dunga, Dilaver, Aralica, Kaina Nunes. Por deri tani Balaj është larg nga të qenit Bekim në Shkodër dhe shenjën e vetme e la me golin me penallti të shënuar kundër Partizanit në ndeshjen e 11: "Jam i lumtur për golin. Doja shumë që ai gol të vinte me një fitore, por nuk ia arritëm dot. Nuk duhet të lëmë pikë rrugës, aq më tepër në shtëpi, për të ndjekur ritmin e skuadrave të kreut. Duhet vlerësuar maksimalisht çdo ndeshje. Na duhet një marrsh më shumë për të arritur objektivat. Luftojmë edhe në Kupë edhe në kampionat".

SHËNJESTRAT E MUNGUARA TË BALAJ

Në rregull, është e kuptueshme që duhet kohë përshtatje pas 11 vjetësh mungesë në fushat e Superiores. Çështja është se Vllaznia nuk ka kohë. Është në garë për titullin dhe për të parakaluar Tiranën e Partizanin ka nevojë edhe për golat e Balaj. 32 vjeçari ka humbur takimet me golin kundër Laçit në debutim. Pastaj në humbjet me Bylis e Erzenin, barazimin me mallkastriotët në Kupë. E në fund edhe dy fitoret me Kukësin e Tiranës. Kundër Rrogozhinës, pastaj në humbjen në shtëpi me Kastriotin sulmuesi nuk ka shenjë, ashtu si në ndeshjen e Kupës me Partizanin dhe transfertën e kampionatit me Teutën.

[video width="920" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/da-silva.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI