Flash

Video/ Shikoni kontestimin e tifozëve të Inter, pas traumës në Spezia: "Tregoni që keni bo*e"

Lapsi.al 12 March 2023
Video/ Shikoni kontestimin e tifozëve të Inter, pas traumës
Humbja e bujshme në Spezia konfirmoi sëmundjen e Inter në transfertë këtë sezon. Tani garën për një vend në Champions League është komplikuar dhe mbi të gjitha shkaktoi reagimin e tifozëve të pranishëm në Picco. Në fund të ndeshjes, disa lojtarë të zikaltërve shkuan poshtë sektorit interist. Lukaku, Dimarco, Calhanoglu, Handanovic dhe Onana ishin në vijën e parë, por tifozët nuk e fshehën zhgënjimin e tyre. “Tregoni që keni bo*e” ishte kori i ultrasve, të zhgënjyer nga performanca larg San Siros. Tifozët sigurisht janë të shqetësuar në kuadër të ndeshjes së kthimit të 1/8 të Ligës së Kampionëve, të martën, kundër Portos. Lexo më tej: Video/ Maldini i dënon, Interit nuk i mjaftojnë dy penallti: në Spezia, Inzaghi pëson humbjen e 8 në Serie A Një tjetër figurë e keqe larg San Siros është me të vërtetë një goditje për të gjithë amjentin e Inter. Llogaritë e transfertave janë vërtetë dificitare. 5 fitore, 2 barazime dhe 6 disfata, shifra që e bëjnë të vështirë renditjen në top katërshe. Një situatë që do të kishte pasoja vërtet të rënda ekonomike dhe sportive. Sepse pa paratë e garantuara nga pjesëmarrja në Champions League të ardhshme, zvogëlimi i mëtejshëm i objektivave është i dukshëm. Një skenar që shqetëson shumë tifozët zikaltër, të cilët asnjëherë nuk kanë dështuar të japin mbështetjen e tyre. E megjithatë, ata janë të lodhur nga kjo mungesë vazhdimësie që rrezikon të kushtojë një çmim shumë të lartë.

VIDEO E KONTESTIMIT

 
View this post on Instagram
 

A post shared by Sport Mediaset (@sportmediaset)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI