Flash

Anglia e bën nervoz, 4 ndeshje skualifikim për Casemiro: ja përse

Lapsi.al 14 March 2023
Anglia e bën nervoz, 4 ndeshje skualifikim për Casemiro: ja përse
Casemiro mori një tjetër karton të kuq direkt në ndeshjen e fundit të Manchester United kundër Southampton. E tani, Premier League e dënoi brazilianin me 4 ndeshje skualifikim. Nuk është një periudhë pozitive për Casemiro. Ish-lojtari i Real Madridit mori kartonin e dytë të kuq direkt në sezonin e tij të parë në Premier League. Braziliani ka qenë pedina kryesore e mesfushës së Ten Hag në pjesën e parë të sezonit. Por së fundmi ai ka qenë pak i pranishëm në formacionin e Manchester United për shkak të pezullimit të vazhdueshëm. Në fakt, pasi humbi ndeshjen ndaj Arsenal për shumë kartonësh të verdhë, braziliani u përjashtua me karton të kuq ndaj Crystal Palace. Në atë rast Premier League e kishte dënuar atë me 3 ndeshje. Mesfushori u rikthye në fushë në transfertën katastrofike në Anfield, ku Liverpool fitoi në mënyrë sensacionale 7-0 ndaj Djajve të Kuq. Në ndeshjen e radhës, atë kundër Southampton, Casemiro u përjashtua sërish me karton të kuq, sërish e kuqe direkte, për një ndërhyrje vrastare ndaj kundërshtarit. Një karton që i kushton shtrenjtë lojtarit dhe ekipit. Në fakt, rregullorja e Premier League parashikon një pezullim prej 4 ndeshjesh në rast të kartonit të dytë të kuq direkt. Një situatë kurioze ajo e Casemiro. Në 8 sezone në La Liga ai nuk kishte marrë kurrë karton të kuq. Tani, në mesin e sezonit në Premier ka marrë 2, dhe brenda një muaji.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI