Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Argumentat e Celibashit/ Pse PD e vulës nuk mund të regjistrohet në zgjedhje

Lapsi.al 14 March 2023
Argumentat e Celibashit/ Pse PD e vulës nuk mund të regjistrohet

Kreu i Komisionit Qëndror të zgjedhjeve deklaroi se KQZ nuk regjistron PD-në e vulës pa firmën e kryetarit ligjor, Lulzim Basha.

Edhe pse debate të forta u zhvilluan në seancën e diskutimit sot në KQZ, kreu i këtij institucioni, Ilirjan Celibashi argumentoi gjatë pse PD nuk mund të regjistrohet në zgjedhje në këtë gjendje.

Celibashi ka njoftuar se kërkesa e PD për tu regjistruar si subjekt zgjedhor nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet.

Sipas Celibashit, edhe pse me tërheqjen e Bashës Alibeaj mund të ushtrojë disa kompetenca, ai kurrësesi nuk mund t'i ushtrojë të gjitha, siç është edhe regjistrimi i PD-së në zgjedhje.

Lexo më tej: Celibashi nuk regjistron PD e vulës/ Kërkon firmën e Lulzim Bashës 

"Në vlerësimin tim ky pretendim nuk ka asnjë bazë lifjore por bie dhe në kontradiktë me veporimet e bëra nga ana juaj, si i autorizuari nga zoti Basha.

Kur është rasti për të legjitimuar kërkesën tuaj për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor nga ana juaj kundrejt pretendimit të zotit Sali Berisha, ju sillni si provë faktin që kundërshtuar juridik sipas të cilit është zoti Basha kryetar. Kur ju kujtoj që Basha si kryetar duhet të përmbushë detyrimet që kodi zgjedhor i cakton, atëherë ju thoni që zoti Basha ka dhënë dorëheqjen dhe që ky është një fakt i njohur botërisht.

Sipas jush, autorizimi i Enkelejd Alibeajt është në përputhje me ligjin. Mund të themi që deklarata të nënshkruhet edhe nga nënkryetari, por vetëm në kushtet kur kryetari i partisë nuk është në detyrë, ka dhënë dorëheqjen apo ka humbur interesin politik. Por duhen depozituar njoftimet përkatëse. Vendimet e mundshme që tregojnë se kompetenca e kryetarit i ka kaluar një personi tjetër. Në fakt Basha ka dhënë dorëheqjen që nga marsi i vitit 2022. Në drejtim të Bashës nuk ka asnjë detyrim ligjor për ta formalizuar këtë dorëheqje, por organet e tjera drejtuese që mendojnë se mund të marrin funksionet e kryetarit, duhet të depoizitoni njoftimin sipas të cili kryetari apo ish-kryetari.

Si ligji për partitë politike ashtu edhe kodi zgjedhor nuk e detyrojnë një person që kur jep dorëheqjen të zgjedhë pasardhësin. Në kushtet kur në regjistrin e partive nuk është bërë regjistrimi i Bashës, Alibeaj mund të pranohet se i ushtron disa kompetenca, por nuk pranohet kurrsesi që ai i ushtron të gjitha kompetencat. Ndaj në kushtet kur deklarata nuk është, nuk merret parasysh kërkesa, zoti Basha nuk është paraqitur.

Do t'ju lutesha që ta qasni këtë çështje ashtu si duhet qasur në përputhje me ligjin. Për mua nuk ka asnjë lloj problemi, çfarë do që ju komentoni ose jo lidhur me këtë vendimmarrje. KQZ vendos mspranimin e kërkesës së Partisë Demokratike të Shqipërisë me kryetar Lulzim Basha. Keni të drejtën e ankimimit brenda tre ditëve të shpalljes së këtij vendimi." - u shpreh Celibashi.

Të këshilluara

KQZ nuk regjistron PD e vulës në zgjedhje

Komisioni Qëndror i zgjedhjeve nuk regjistron PD-në e vulës pa firmën e kryetarit ligjor, Lulzim Basha. Faktin e bëri të ditur kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi....

17:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI