Flash

Botërori më i madh i historisë: 16 skuadra më shumë e 40 ndeshje më tepër në turneun 2026

Lapsi.al 14 March 2023
Botërori më i madh i historisë: 16 skuadra më shumë e

Pasi ka punuar në format për një kohë të gjatë, FIFA tani është gati të miratojë një Botëror me 48 ekipe. Edicioni i ardhshëm i vitit 2026, i cili do të zhvillohet midis Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë, do të prezantojë 104 ndeshje. Praktikisht 16 skuadra më shumë dhe 40 takime më tepër në krahasim me 64 të luajtur në Katar 2022 nga 32 kombëtaret. Vendimi zyrtar duket se është një hap larg dhe duhet të arrijë në orët në vijim. Gjithcka do të zyrtarizohet pas mbledhjes së këshillit drejtues në Kigali të Ruandës.

Sipas mediave angleze, kalimi nga 32 në 48 skuadra do të shoqërohet edhe me një ndryshim drejtimi përsa i përket grupeve të këtij Botërori. Fillimisht u fol për 16 grupe me tre skuadra, por në realitet do të ketë një ndarje më klasike. Do të jenë 12 grupe me 4 ekipe kombëtare secili. Në këtë pikë, dy të parat në çdo grup dhe tetë të tretat më të mira do të kalonin në raundin tjetër. Gjithësesi, jo në raundin e 1/8 si në Katar 2022, por në raundin e 1/16.

Lexo më tej: Lamtumirë 48 pjesmarrësve dhe ëndërrave të vendeve të vogla: Fifa vendos në Katar të luhet me 32 skuadra

Botërori 2026 do të ketë pra një raund më shumë për të luajtur. Kombëtaret do të arrijnë makksimumin nga shtatë në tetë ndeshje deri në fund. E kështu ndeshjet totale të eventit do të shkojnë nga 64 në 104. Për FIFA-n do të mbërrinin fitime shtesë. Vlerësimi i të ardhurave shtesë luhatet ndërmjet 9 dhe 11 milionë paund (mes 10 dhe 12.5 milionë euro).

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI