Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Incident në Detin e Zi/ Avioni rus godet dronin amerikan

Lapsi.al 14 March 2023
Incident në Detin e Zi/ Avioni rus godet dronin amerikan

Një avion luftarak rus Su-27 goditi të martën helikën e një droni vëzhgimi ushtarak amerikan "Reaper". Si pasojë, forcat amerikane u detyruan ta rrëzojnë mjetin ajror pa pilot në ujërat ndërkombëtare të Detit të Zi. Ushtria amerikane e cilësoi si “të papërgjegjshëm” incidentin që nxjerr edhe një herë në pah tensionet në rritje SHBA-Rusi lidhur me luftën e Moskës në Ukrainë.

"Avioni ynë MQ-9 po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u godit nga një avion rus, duke rezultuar në rrëzimin dhe humbje të MQ-9-ës," - tha në një deklaratë gjenerali i Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara, James Hecker.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby tha se presidenti Joe Biden ishte informuar për incidentin nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan. Zoti Kirby tha se goditja ishte "e rrezikshme dhe joprofesionale" dhe rrëzimi i tillë i një avioni amerikan “është diçka e pashembullt”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se Shtetet e Bashkuara kanë thirrur të martën pasdite ambasadorin e Rusisë në Uashington, lidhur me incidentin. Ambasadori amerikan në Moskë i ka përcjellë një mesazh të fortë Ministrisë së Jashtme të Rusisë dhe zyrtarët amerikanë kanë informuar aleatët dhe partnerët për incidentin, u tha zoti Price gazetarëve në një konferencë telefonike për median.

Komanda e Shteteve të Bashkuara në Evropë tha në një deklaratë nga Shtutgarti i Gjermanisë se Su-27 derdhi karburant dhe fluturoi disa herë përpara dronit amerikan MQ-9 përpara përplasjes "të papërgjegjshme, të pasigurt për mjedisin dhe joprofesionale". Nuk ka patur ende ndonjë reagim nga Moska, e cila ka shprehur vazhdimisht shqetësime për fluturimet e zbulimit amerikan pranë Gadishullit të Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në 2014. /VOA

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI