Flash

Ish-shoku i skuadrës Rubio e festat e Ronaldinho: “Momenti më i keq për të qenë i fejuar”

Lapsi.al 14 March 2023
Ish-shoku i skuadrës Rubio e festat e Ronaldinho: “Momenti më i

Kur lexon ose dëgjon emrin Ronaldinho, të vjen menjëherë në mendje kujtimi i një spektakli futbolli, magjie dhe akrobacie, talenti dhe gëzimi. Megjithatë, ka nga ata që thërrasin menjëherë samba, festa dhe marrëzi, duke qenë se ish-futbollisti brazilian ka qenë gjithmonë një adhurues i natës. Ky është rasti i kilianit Patricio Rubio, shoku i Dinhos gjatë përvojës së tij te Querétaro në 2015, në Meksikë.

Sulmuesi 33-vjeçar, aktualisht te Ñublense, klubi i kampionatit elitar në Kili foli në podcastin 'Pelotazo Al Vacío'. Rubio kujtoi me nostalgji festat e organizuara nga Ronaldinho. “Ishte çmenduri, shtëpia e tij, nuk e dini se çfarë ishte. Mbërrije në shtëpi dhe miqtë luanin kudo, kamerierët që të shërbenin pije... E pabesueshme”, zbuloi Rubio.

Lexo më tej: Jeta e çmendur e Ronaldinhos në Meksikë: “Në Cancún me avion privat, kurrë nuk stërvitej të hënën…”

Kiliani sqaroi sesi fituesi i Topit të Artë të vitit 2005 kujdesej shumë për mbrëmjet e tij: “Gjithmonë si i ftuar, gjithçka falas, tapetet e kuq, rojet, siguria kudo, gratë… Por unë sillesha në mënyrën më të mirë. Ishte koha më e keqe për të qenë i fejuar”. “Është një jetë ndryshe. Ata e jetojnë ndryshe, e shijojnë ndryshe. Dhe pastaj po flasim për Ronaldinho... Çfarë mund t'i thuash?”, përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI