Flash

"Më surprizoi për mirë". Shehi elozhe për lojtarin që bëri autogol, Çela ironik: "Po stërvitemi të luajmë me 10"

Lapsi.al 14 March 2023
"Më surprizoi për mirë". Shehi elozhe për lojtarin

"Ne vinim sot mbas një ndeshje të parë me rezultat të mirë. Kjo na jepte mundësinë ta fillonim me ndryshime në formacion, për mos ti dhënë pa pushim minuta, për të qenë të gatshme për të shtunën. Kur shkoi rezultati 2-0 hodhëm 4 lojtarë nga akademia". Orges Shehi merret me bilance, duke qenë se kualifikimi ishte arritur që në ndeshjen e parë. Barazimi 2-2 me Kastriotin në kthimin e cerekfinales së Kupës së Shqipërisë e ka lënë indiferent teknikun bardheblu. Emergjente për të është të kompletojë rolet, në kohën kur mungesat ndihen, për shkak të organikës së shkurtër.

Pikërisht me këtë Shehi e ka justifikuar improvizimin e Isenit në një rol jo të tijin. Mbrojtësi shënoi autogolin, por kjo nuk i hyn fare në sy teknikut: "Mbas ikjes së Gecit, në atë pozicion kemi mbetur vetëm me Përgjonin. Nuk patëm mundësi të gjenim lojtarë. Edhe nga akademia nuk kishte lojtarë që mund t’i afronim për atë rol. Improvizuam Isenin, është qendërmbrojtës me këmbën e majtë. Po bën mirë, është lojtar që e vlerësoj shumë, përpos anës teknike. Stërvitet gjithmonë me 100 % e vetë. Është lojtar me karakter të mirë sportiv. Shpresoj të përmirësohet, edhe pse është hera e parë që po luan në atë pozicion. Më surprizoi për mirë".

Lexo më tej: Video/ Dy penallti autogol e barazim me 10 lojtarë: Kastrioti e provoi, në gjysmëfinale shkon Tirana

Bardhebluë ishin pa Aleksin e Përgjonin, që tekniku preferoi t'i kursente. Të dy kishin shqetësime muskulare e Shehi i dëshiron gati për kampionatin. Ai që mori të tjera minuta ishte Abazaj: "Vjen pas dëmtimit. Edhe stërvitje shumë pak ditë është futur me ngarkesë të plotë. Pas pauzës për shkak të Kombëtares, mund të jetë më i plotë”, përfundoi Shehi.

ÇELA: MENDONIM PËR PARTTIZANIN

“U munduam ta shfrytëzonim ndeshjen sot për sfidën ndaj Partizanit. Ishim shumë të fokusuar te elementët që zgjodhëm për të na përfaqësuar. Mora sinjale të mira nga Ajazi, Çela. U munduam ti jepnim minuta Kamarasë, Bejzades, Sulkjas". Emiljano Çela nuk e rrudh gojën në shpjegimet pas humbjes. Edhe për teknikun e Kastriotit, barazimi 2-2 me 10 lojtarë nuk ka rëndësi rezultati, por agonizmi sportiv: "E kam punuar këtë rreshtim, ka disa ditë që po e punoj. Mund të jetë në ndeshje të veçanta që mund ta zgjidhim këtë lloj varianti. Sidomos në ndeshjet brenda ku do të kërkojmë patjetër fitoren. Duhet të kemi më shumë gjerësi dhe më shumë forca".

Çela vazhdoi komplimentat për Kastriotin, që ka nevojë për besimin e teknikut: "Patjetër që skuadra më bindi më shumë sot, pavarësisht se kundërshtari e kishte qëllimin më të vogël. E kishin siguruar kualifikimin, nuk ishin agresiv. Në inferioritet numerik je i detyruar të luash në varësi të kundërshtarit. Më e rëndësishme është që në stërvitje luajmë në inferioritet numerik që të mësohemi" përfundoi tekniku.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI