Flash

Megan Fox nxit aludimet se është ndarë nga reperi

Lapsi.al 14 March 2023
Megan Fox nxit aludimet se është ndarë nga reperi

Megan Fox hoqi unazën e saj të fejesës  mes dramës së marrëdhënies së saj me të fejuarin Machine Gun Kelly.

Aktorja pozoi për fotografen Cibelle Levi në festën e Oscars Vanity Fair të dielën mbrëma në Los Angeles. Një burim tregoi ekskluzivisht për Page Six se Fox  dukej sikur po argëtohej në festë, duke kërcyer në një zonë të jashtme. Ajo po qëndronte pranë aktorit të "Black Adam", Noah Centineo si dhe agjentit të saj, Chuck James."Ajo po kalonte shumë kohë duke folur me Centineo," vuri në dukje dëshmitari. "Meghan nuk e kishte vendosur unazën e diamantit të reperit."

Foy ndezi thashethemet  për ndarje në shkurt të këtij viti kur ndau një citim të fshehtë dhe fshiu të gjitha fotot e saj me muzikantin në mediat sociale. Ajo gjithashtu e bëri unfollow atë. Më vonë atë muaj, një mik i afërt  tregoi se dyshja po përpiqeshin t'i zgjidhnin gjërat me ndihmën e terapisë së çifteve. "Ata janë duke folur me një terapist  çdo ditë përmes Zoom," tha burimi. "Megan mendon se ata duhet të shkojnë në terapi përpara se të marrin ndonjë vendim të përhershëm." Lajmi u konfirmua edhe nga vetë çifti të cilët u fotografuan duke u shfaqur në një ndërtesë zyre  më 17 shkurt./Lapsi.al

Të këshilluara

Ribashkohen Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio

Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio janë ribashkuar sërish. Dyshja  u panë duke kaluar kohë së bashku me miqtë në seksionin VIP të festës vjetore të Darren Dzienci...

14:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI