Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

U përplas nga makina në Kukës, vdes në spital i moshuari

Lapsi.al 14 March 2023
U përplas nga makina në Kukës, vdes në spital i moshuari

Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi aksidentoi një këmbësor. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku 39 vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chrysler ”, përplasi 75 vjeçarin D.XH. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës por s’ka mundur të shpëtojë.

“Në vijim të informacioni paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, shtetasi M. S., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin D. Xh., 75 vjeç (këmbësor), ju bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Shtetasi D. Xh. humbi jetën, për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident.“, njofton policia.

Të këshilluara

Itali, shqiptari kapet me kokainë

Një 49-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët e Busto Arsizio, të cilit i gjetën të fshehura në një kasafortë në shtëpinë e tij 8 kg kokainë dhe 60 mijë eu...

09:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI