Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

VIDEO/ Dalin pamje të reja nga aksidenti me 3 viktima në Tiranë

Lapsi.al 14 March 2023
VIDEO/ Dalin pamje të reja nga aksidenti me 3 viktima në Tiranë

Pamje të reja nga aksidenti tragjik me 3 të vdekur dhe 3 të plagosur, të ndodhur më 9 Mars në Unazën Lindore të Tiranës, kanë dalë në media dhe tregojnë një dinamikë tjetër të ngjarjes.

Video në fjalë është filmuar nga një tjetër kënd i rrugës. Në të shihet makina Audi me targë AB 008 MJ, që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj, e cila vjen me shpejtësi drejt rreth-rrotullimit të TEG-ut, duke u përplasur fillimisht me barrierat metalike.

Më pas fluturon në ajër, krijon kontakt fizik me kofanon e makinës Hyundai dhe përplaset me forcë të madhe, vertikalisht, duke shtypur kabinën në murin anësor të rrugës. Kjo goditje vertikale ka qenë fatale për tre të rinjtë, pasi kabina është shtypur nga përplasja në mur.

Kjo video shpjegon dhe përse mjeti ishte shtypur i gjithi në pjesën e sipërme, kur goditja mendohej se ishte vetëm ballore.

“Përplasja e parë është tek guardrail, e dyta është në mur. Sepse i vetmi kontakt tjetër, është me parakolpin e automjetit Hyundai ku udhëtonin 3 personat e tjerë nga Elbasani. E gjithë ngjarja zhvillohet, të paktën nga sa llogaritëm në këto pamje ekskluzive që kemi siguruar për Klan News, llogaritet në 1,07 sekonda”, - thotë gazetari Spartak Koka që ka siguruar pamjet e këtij aksidenti.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI