Flash

Video/ Kukësi përmbys rezultatin, por jo Teutën: Hallaçi fiton me 10 lojtarë, por kualifikohet Teuta

Lapsi.al 14 March 2023
Video/ Kukësi përmbys rezultatin, por jo Teutën: Hallaçi

"Do provojmë përmbysjen" pati deklaruar Rrahman Hallaçi pas humbjes 2-0 në vajtje dhe në fakt e provoi. Kukësi arriti të fitojë me përmbysje ndeshjen e kthimit për cerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, por nuk mjafton. Kualifikohet Teuta e vendimtar ishte goli i Grudës në kundërsulm. Pastaj kthesa me 10 lojtarë për 2-1 final shërben vetëm për moralin e veri lindorëve, që ruajnë serinë pozitive të rezultateve.

Në gjysëmfinale shkon Teuta, edhe pse u mund 2-1 nga Kukësi në transfertën e kthimit. Fitorja 2-0 në ndeshjen e parë ia kishte bërë më të thjeshtë durrsakëve. Edhe qendrimi skuadrës së Martinit ishte pritës, për të përdorur kundërsulmin. E pafalshme hapësira kilometrike e lejuar nga prapavija e Kukësit për Grudën. Sulmuesi i Teutës shënoi pas gjysëm ore lojë pasi vrapoi i pakontrastuar gjatë gjithë gjysëmfushës kundërshtare. Tafas nuk mund të bënte asgjë, ndërsa misioni i kuksianëve u vështirësua.

[video width="920" height="512" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/taipi-1.mp4"][/video]

Në fillimin e pjesës së dytë të lojës, Teuta ishte e relaksuar më shumë se çduhet. 3-0 në total i kishte dhënë qetësi të gabuar durrsakëve, që Kukësi e shfrytëzoi. Katër minuta pas rifillimit Kukësi barazoi rezultatin. Qirko ndali goditjen e Johnson, por jo ardhjen nga pas të Reshitit. Shpresat e të besuarve të Hallaçit morën një goditje të fortë kur Sh. Taipi u ndëshkua me të verdhën e dytë, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë. E pikërisht me një më pak, vendasit kaluan përmbysën rezultatin me penalltinë e Gj. Taipit në minutën e fundit. Shumë vonë për të shpresuar për më shumë. Në fishkëllimën e trefeishtë nisi festa e durrsakëve. Teuta bën kështu një hap të rëndësishëm për të siguruar pjesëmarrjen në Europë në sezonin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI