Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Arben Ahmetaj hedh në gjyq SPAK: Kontrolli i banesës u bë pa mandat

Lapsi.al 15 March 2023
Arben Ahmetaj hedh në gjyq SPAK: Kontrolli i banesës u bë pa

Një javë pasi agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontroll në vilën e bashkëjetueses së ish zv.kryeministrit Arben Ahmeaj, ky i fundit ka ngritur një padi në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Paraditen e 9 Marsit tre përfaqësues të BKH, iu prezantuan Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së Ahmetajt duke i treguar një mandat kontrolli për banesën dhe aparatet kompjuterike. Arben Ahmetaj dhe përfaqësuesit e tij ligjorë, e kanë konsideruar të paligjshëm këtë veprim.

Sipas padisë, Ahmetaj, Hoxha dhe fëmija i ardhur në jetë nga bashkëjetesa e tyre duhen konsideruar një familje. Me këtë arsyetim ata ngrenë pretendimin se për kontrollin e ushtruar nga agjentët e BKH, duhej marrë më parë një leje nga Kuvendi i Shqipërisë. Ata pretendojne se është shkelur Konventa e Të Drejtave të Njeriut, neni 73 paragrafi i 2 i Kushtetuestës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 288\1 i Kodit të Procedurës Penale.

Në padi renditen në mënyrë të detajuar veprime e kryera nga hetuesit. Ata kanë marrë nga puna rreth orës 10 të paradites Erjola Hoxhën, duke i komunikuar se kanë një vendim gjykate për të ekzekutuar. Agjentët e BKH-së i kanë komunikuar se celulari i saj ishte nën sekuestro dhe i kanë këruar të gjitha fjalëkalimet.

Bashkëjetuesja e Ahmetajt është nisur së bashku me 3 agjentët, nga Tirana, në drejtim të Gjirit të Lalëzit, për të kryer kontollin e banesës. Rruga ka zgjatur 1 orë e 20 minuta dhe avokatët pretendojnë se asaj i është privuar liria duke qënë se nuk i është dhënë celulari që të komunikonte me Ahmetajn. Hetuesit e BKH i kanë dhënë mundësinë që ajo të fliste me Ahmetajn nga aparatet e tyre celularë. Menjëherë sapo kanë mbërritur tek vila në Lalëz hetuesit kanë nisur kontrollin.

4 kanë kryer kontollin e banesës ndërsa 2 të tjerë e kanë mbajtur nën mbikëqyrje bashkëjetuesen e Ahmetajt. Ish-ministri pasi ka marrë informacionin ka mbërritur tek vila rreth orës 12:20. Ahmetaj pretendon se agjentë ishin në fund të kontollit kur ai ka arritur atje. Mbajtja e Erjola Hoxhës nën mbikqyrje dhe mos lejimi i saj për të komunikuar me bashkëjetuesin është cilësuar si cenim i dinjitet njerëzor nga avokatët. Në përfundim, Arben Ahmetaj kërkon që nga Gjykata të cilësohet i paligjshëm kontrolli i banesës./Klan

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI