Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

PD e Berishës zyrtarizon koalicionin në KQZ

Lapsi.al 15 March 2023
PD e Berishës zyrtarizon koalicionin në KQZ

Para pak çastesh është zyrtarizuar në KQZ kërkesa për të garuar në një koalicion e PD-së së Berishës me Partinë e Lirisë, Partinë Demokristiane dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Koalicioni do të ketë emrin “Bashkë fitojmë”. Shkronjat nistore të koalicionit do të jenë: "BF".

Para se të depozitonin letrat në KQZ, përfaqësuesit ligjorë të partive kanë dhënë edhe nga një deklaratë për shtyp. Përfaqësuesi ligjor i PD, Ledio Nuraj tha se është i bindur që KQZ do e pranonte koalicionin, ndërsa shtoi se ishte besimplotë që do të fitonin në të gjitha bashkitë e vendit.

"Kemi bindjen se PD do të pranohet si pjesë e këtij koalicionit, është ajo partia më e madhe opozitare, që përfaqëson zgjedhësit opozitarë që paraqie taletërnativa ndryshe me bazë të gjerë. PD do regjistrohet pasi ka nxjerrë përfaqësuesit nga Primaret që do të garojnë zgjedhjet lokale. Sa bashki do fitojmë? 61!" - tha Nuraj.

"Eshtë koalicioni i fitores dhe është më i gjëri që keni parë ndonjëherë... Në kërkesë shihet se është edhe emri i Partisë Demokratike edhe pse kjo forcë nuk është regjistruar në KQZ. Përfaqësuesi i kësaj pale tha para dorëzimit të kërkesës në KQZ se është i bindur që PD do të regjistrohet në zgjedhje" - tha Brahimllari. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI