Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Lubonja: Gabimi i koalicionit të opozitës përballë partisë-shtet

Lapsi.al 15 March 2023
Lubonja: Gabimi i koalicionit të opozitës përballë

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Open” në News24, ka deklaruar se vendi ndodhet përballë një rreziku të madh të një partie shtet dhe për këtë fakt të gjitha partitë opozitare duhet të ishin bërë bashkë në një koalicion, të mëdha e të vogla. Duke komentuar kërkesën e dorëzuar mbrëmjen e sotme në KQZ për krimin e një koalicioni mes Berishës e Metës, Lubonja tha se është një formulë që bashkon goxha nga ana e opozitës përballë mazhorancës në zgjedhjet e 14 majit.

“Mendoj që opozita duhet të ishte bashkë e gjitha mundësisht se jemi para një rreziku të madh, parti shtet që është krijuar që ka të gjitha institucionet, nga një tirani e mazhorancës që duhet të çlirohemi. Ka pasur një punë të madhe për t’i përçarë, përçarja ka qenë kryesisht tek PD. Edhe partitë që nuk janë paraqitur historikisht si të djathta apo të majta, duhet të ishin të gjithë bashkë në këtë situatë.

Duhet të ishin bërë të gjithë bashkë sepse nuk bëhet fjalë për katet e ndërtesës, por për themelet. Sa është kjo ndërgjegje dhe sa nuk është, unë mendoj që nuk është aq sa duhet. Ka ardhur koha që edhe shqiptarët të bashkohen. Formula që anë gjetur për koalicion bashkon goxha, do të ishte më mirë të ishte njohur PD nga KQZ. Kam qenë i tezës që duhet të kishte konvergjencë”, - ka deklaruar Lubonja. /LAPSI.al

Të këshilluara

PD e Berishës zyrtarizon koalicionin në KQZ

Para pak çastesh është zyrtarizuar në KQZ kërkesa për të garuar në një koalicion e PD-së së Berishës me Partinë e Lirisë, Partinë Demokristiane dhe Partinë Bash...

20:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI