Flash

Madalina Ghenea, modelja e akuzuar se divorcoi Zaniolon: “E përjetova shumë keq”

Lapsi.al 15 March 2023
Madalina Ghenea, modelja e akuzuar se divorcoi Zaniolon: “E përjetova

Madalina Ghenea, modele dhe aktore e njohur, është përfolur për të dashur të shumtë. Krijoi zhurmë dhe habi të madhe flirti i supozuar me lojtarin e kombëtares italiane Nicolò Zaniolo. Me atë rast, aktorja u detyrua të lëshojë një deklaratë zyrtare.

Nga një takim i vetëm dikush kishte nxjerrë përfundimin se flirti ishte një histori dashurie. Madalina Ghenea foli për këtë në mikrofonat e Silvia Toffanin, në programin Verissimo: “Për një farë kohe e kam përjetuar të gjithë këtë shumë keq. Por më pas arrita të gjej një mënyrë për të bërë çfarë ishte e duhur për mua. Unë kam mësuar ta mbaj jetën private sa më shumë që të jetë e mundur”. Ghenea theksoi nevojën për të mbrojtur vajzën e saj Charlotte nga të gjitha këto thashetheme.

SI LINDI ALUDIMI QË MORI PËRMASA...

Madalina Ghenea ishte përfshirë në qendër të divorcit mes Zaniolo dhe Sara Scaperrotta. Modelja rumune ishte konsideruar shkaku i ndarjes së çiftit. E për këtë ajo ndërhyri të sqaronte edhe më herët pozicionin e saj. Modelja rumune shpërndau një njoftim për shtyp përmes firmës ligjore Bernardini de Pace. Ghenea mohoi një marrëdhënie me lojtarin duke pretenduar se ishte takuar me të vetëm një herë.

“Nuk jam e fejuar prej shumë muajsh. Jam një grua e pavarur dhe krenare që jam e tillë. […] Më bën të buzëqesh kur mendoj se gratë gjithmonë duhet të shihen si ‘në kërkim të burrit’. Sikur të mos kenë asnjë vlerë vetëm… E bota po analizon, në një mënyrë përkujdesëse, të gjithë sjelljen e tyre gjithmonë në këtë drejtim. […] Për Krishtlindje dhe Vitin e Ri isha me njerëzit më të dashur që kam në botë: nëna ime dhe vajza ime. Një takim falë miqve të përbashkët, biseda, shakara zbavitëse dhe të qeshura së bashku në mediat sociale (në lidhje me një shkëmbim batutash me Zaniolo në Instagram) në transparencë e në dritën e diellit, nuk shprehin një fejesë dhe nuk fshehin asgjë. A nuk mendoni kështu?”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI