Flash

Misioni i pamundur i Klopp, katër gola në Bernabeu pa pësuar: me frikën e guerriljes, Napoli pret Eintracht

Lapsi.al 15 March 2023
Misioni i pamundur i Klopp, katër gola në Bernabeu pa pësuar: me

E mërkura do të jetë skena e futbollit ofensiv me Napolin, Real Madrid e Liverpool në fushë. Skuadra e Spalletti kthehet nga Frankfurti me një 2-0 që e mban në pozita komode. Blancos janë të sigurtë në 5-2 e ndeshjes së parë, por me Reds surprizat janë pas derës. Klopp nuk është nga ata që heqin dorë pa luftuar e anglezët i kanë mjetet për ta tentuar.

NAPOLI - EINTRACHT (2-0)

Me një mbretërim suprem në Itali, kryesuesit e Serie A, Napoli synon të sigurojë një vend në çerekfinalet e Champions. Në Stadiumin Maradona përballë tyre do të jetë Eintracht Frankfurt. Pas një fitoreje 2-0 në Gjermani, italianët janë favoritë në kthimin e 1/8, por vizitorët mund të përdorin heroizmin e Europa League të vitit të kaluar për frymëzim.

NAPOLI

Pas pezullimit prej dy ndeshjesh për shkak të përjashtimit kundër Empolit, mbrojtësi i majtë Mario Rui do të jetë sërish në dispozicion të Luciano Spalletti. Të mërkurën ai duhet të zëvendësojë Mathias Olivera në katërshen e prapavijës te Napoli. Tekniku ka rikuperuar edhe qendërmbrojtësin Kim, që mendohej se mund të mungonte, ashtu si edhe Meret që kishte probleme në pulsin e dorës. Kim e Meret kanë marrë pjesë në seancën stërvitore me grupin. Mbrojtësi mund të konsiderohet gati, ndërsa për portierin ende ka pak dyshime. Pulsi i fashuar e mban në alarm teknikun Spalletti deri në fund. Nuk është parë në fushë Raspadori, që sidoqoftë është grumbulluar për pankinën. Edhe pse është e vështirë të gjejë hapësira gjatë ndeshjes. Nën vështrimin e drejtorit sportiv Giuntoli, Spalletti provoi tridhëmbëshin me Lozano, Kvaratskhelia e Osimhen. Të tre duhet të udhëheqin ofensivën në Maradona. Golashënuesi Victor Osimhen do të ketë mbështetjen e Khvicha Kvaratskhelia. Gjeorgjiani ka dhënë katër asiste në Champions këtë sezon, më shumë ndonjëherë për Napolin gjatë një sezoni europian të vetëm.

EINTRACHT FRANKFURT

Praktikisht pa tifozë, Eintracht do të jetë pa sulmuesin e pezulluar Randal Kolo Muani. Sikur të mos mjaftojë, Eric Junior Dina Ebimbe dhe sulmuesi danez Jesper Lindstrom janë të padisponueshëm për shkak të dëmtimit. Oliver Glasner ende mund t'i kërkojë Daichi Kamada të paraqitet në një treshe sulmuese të udhëhequr nga Rafael Santos Borre. Japonezi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të klubit në kompeticionin e UEFA-s, me 14 gola në 36 paraqitje. Borre mund të ketë gjetur rrjetën vetëm tre herë në të gjitha garat këtë sezon, por shënoi gola vendimtarë në rrugën drejt lavdisë së Europa League vitin e kaluar.

FORMACIONET E MUNDSHME

Napoli:

Meret; Di Lorenzo, Kim, Rrahmani, Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia

Eintracht Frankfurt:

Trapp; Tuta, Hasebe, Ndicka; Buta, Sow, Rode, Max; Kamada, Gotze; Borre

Lexo më tej: Guti thërret Kvaratskhelia te Real Madrid: “Nëse vjen të dhuroj fanellën time”

REAL MADRID - LIVERPOOL (5-2)

Beteja më e bukur sportive do të luhet natyrisht në Bernabeu, ku Real Madrid pret Liverpool me sigurinë e 5-2 por më frikën e asaj cfarë mund të bëjë skuadra e Klopp me kualitetin që ka. Të besuarit e Klopp, të mundur 1-0 edhe nga Bournemouth, duhet të fitojnë me tre gola diferencë në Bernabeu për të shkuar në shtesë. E vështirë, por për Klopp jo e pamundur: ndaj Liverpool do ta provojë deri në fund…

REAL MADRID

Pasi humbi ndeshjen kundër Espanyol si masë paraprake për shkak të një shqetësimi në kavilje, fituesi i Topit të Artë Benzema është bashkuar me grupin. Francezi ka punuar duke u stërvitur me ngarkesë të plotë dhe pritet të udhëheqë ofensivën në Bernabeu. Ancelotti gjithashtu duhet të llogarisë edhe në rikthimin e mbrojtësit të majtë Ferland Mendy. Francezi ka qenë jashtë me një problem në kofshë që nga fundi i janarit, kështu që Ancelotti mund të mos e rrezikojë atë nga fillimi. David Alaba u largua me një shqetësim në kofshë në ndeshjen e parë dhe pritet të qendrojë jashtë. Pas përdorimit të Eduardo Camavinga në krahun e majtë kundër Espanyolit, Ancelotti duhet të zbresë në fushë me Antonio Rudiger ose Mendy. Gjithnjë nëse niveli i tij i fitnesit e lejon.

LIVERPOOL

Në radhët e Liverpool, Klopp ka ende mungesën e Luis Diaz, Thiago Alcantara dhe Calvin Ramsay. Kolumbiani mund të kthehet me ekipin këtë javë, por nuk do të konsiderohet për përzgjedhje deri pas pushimit të kombëtareve. Për fat, Joe Gomez është rikuperuar nga problemi muskulor që pati në këmbën e parë. Një krizë në mesfushë po kërcënon gjithashtu të prishë planet e Klopp. Jordan Henderson (i sëmurë) dhe Stefan Bajcetic (aduktor) janë mungesa e vona. Arthur nuk është thirrur në skuadrën e Reds për fazën eliminatore të Champions League. Edhe Naby Keita është në dyshim të lehtë për shkak të një goditjeje të pësuar. Diogo Jota ishte një shkëndijë e ndritshme kundër Bournemouth kur zëvendësoi Harvey Elliott në pjesën e parë. Kështu, Klopp mund të mendojë ta sjellë portugezin në një modul ambicioz 4-2-3-1 ose 4-4-2, veçanërisht me opsionet e tij të kufizuara në dhomën e regjisë.

FORMACIONET E MUNDSHME

Real Madrid:

Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Nacho; Modric, Tchouameni, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius Jr

Liverpool:

Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Keita; Salah, Jota, Nunez; Gakpo

Round of 16 Champions League

21:00 Napoli - Eintracht Frankfurt

21:00 Real Madrid - Liverpool

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI