Flash

Rabiot në super formë, ish-trajneri Casanova i zbulon planet: “E njoh, po vlerëson të shkojë në Premier League”

Lapsi.al 15 March 2023
Rabiot në super formë, ish-trajneri Casanova i zbulon planet: “E

Ish-trajneri i Adrien Rabiot në kohën e Toulouse, Alain Casanova, foli për TuttoJuve për të ardhmen e mesfushorit. Kontrata e francezit me Juventus skadon në fund të sezonit e bardhezinjtë po tentojnë të rinovojnë. Sipas ish-trajnerit të Rabiot, lojtari mund të mos e zgjasë eksperiencën bardhezi dhe, përkundrazi, ka në mendje destinacionin e tij të ardhshëm.

“Ai ka luajtur në një Botëror të shkëlqyer dhe po e konfirmon veten në këto nivele - tha Casanova -. Pjesa e dytë e sezonit me Juventus është vërtet e jashtëzakonshme. Unë gjithmonë kam menduar se ai kishte potencialin për t'u bërë një nga mesfushorët më të mirë në botë. Ai është një djalë i fortë, teknikisht i aftë për të bërë mirë në çdo repart të fushës. Është shumë i mirë në rikuperimin e topit dhe i aftë për të shënuar gola. Ka gjetur një trajner që beson shumë tek ai, kjo më bën të lumtur". ka thënë ish-trajneri i Rabiot, Casanova.

Për të ardhmen e tij dhe rinovimin me Juventusin, Casanova i ka idetë e qartë. Ndoshta edhe më shumë se vetë Rabiot: "Nëse do të isha trajner i Juventus, nuk do të doja kurrë të privohesha nga një lojtar i këtij niveli. Ai është kaq vendimtar, i talentuar, shumë i mirë për të shënuar dhe asistuar me një vazhdimësi të caktuar. Do të doja absolutisht ta mbaja. E ai e meriton rinovimin. Mendoj se rinovimi i Adrien për bardhezinjtë do të ishte një avantazh i madh për sezonin e ardhshëm. Sinqerisht, nuk e di nëse ai do të rinovojë kontratën me Juventus. Për sa e njoh unë, mendoj se po vlerëson idenë për të luajtur në Premier League”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI