Flash

Video/ Osimhen magjia e një mbrëmje lufte, Napoli në histori me 3-0 ndaj Eintracht: Real 1-0 ndaj Liverpool

Lapsi.al 15 March 2023
Video/ Osimhen magjia e një mbrëmje lufte, Napoli në histori me

Napoli e Real Madrid plotësojnë mozaikun e tetë skuadrave më të mira të Champions League. Të kaltrit likuidojnë Eintracht Frankfurt 3-0, në një mbrëmje lufte në qytetin e Napolit. 600 tifozë gjermanë, të bashkuar me ultrasit e Atalantës kanë skandalizuar qytetin, në përplasje me policinë. Në fushë, Osimhen me dy gola e penalltia e Zielinskit i dhanë skuadrës së Spalletti cerekfinalet e Champions. Në Bernabeu, dëshira për përmbysje e Liverpool u ndesh me një Real Madrid të sigurtë, të bukur, e fitues. Benzema, i rikuperuar para ndeshjes, shënoi golin që vendosi takimin.

NAPOLI 3-0 EINTRACHT FRANKFURT

Napoli i teknikut Spalletti bëri historinë duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Pas fitores 2-0 në Frankfurt, të kaltrit mposhtën Eintracht 3-0 edhe në ndeshjen e dytë. Ashtu si në ndeshjen e parë, Napoli dominoi ndeshjen në mënyrë evidente. Sfida në Maradona u vendos nga një dygolësh i Osimhen, një në secilën pjesë. Në minutën e 47' të së parës, nigeriani befasoi Trapp me një goditje me kokë. Fluturim i frikshëm i sulmuesit që i hapi rrugën dygolëshit në minutën e 53'. Një gol me portën bosh ai i Osimhen pas një asisti nga Di Lorenzo. Në minutën e 63', erdhi trisi i Zielinskit me penallti, që e fitoi po vetë.

Lexo më tej: Raketa kundër autobuzit e sulm kundër një lokali: tension para Napoli-Eintracht, mbi 800 agjentë në gatishmëri

Të rishkruajë historinë e të kaltërve, ky duket të jetë misioni i Luciano Spalletti në Napoli. Në Itali dhe në Evropë. E pastaj, nuk kishte si të tradhtonin kryesuesit e Serie A. E pamundur të ndodhte, edhe sepse në vitin e rekordeve të tyre, Napoli nuk mund të mungonte në kualifikimin e parë historik për çerekfinalet e Champions League. Falë avantazhit të dyfishtë të marrë në Frankfurt, të kaltrit likuiduan Eintracht (3-0) edhe në shtëpi. Napoli hyri kështu në G8 të Evropës, gjë që nuk kishte ndodhur as në kohën e Diego Maradonës. E bëri këtë i shtyrë nga superheroi i tij i pandalshëm, Victor Osimhen. Një tjetër dygolësh sezonal (i pari në Ligën e Kampionëve), një tjetër standing ovation, një tjetër performancë monstruoze. Një performancë tjetër për të lejuar Napolin të fluturojë dhe tifozët e tij të ëndërrojnë. E Italia mund të festojë: nuk fuste tre ekipe në top 8 të Europës që nga viti 2005-06.

REAL MADRID 1-0 LIVERPOOL

Asnjë surprizë në ndeshjen e dytë të 1/8 të Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madrid dhe Liverpool. Përfundoi 1-0 sfida në Bernabeu, me Blancos që fluturuan në çerekfinale. Një pjesë e parë me ritme frenetike, me shumë raste për të dyja skuadrat. Traversë e goditur nga Camavinga, që ishte edhe mundësia më e mirë për shënim. Në pjesën e dytë intensiteti ra, me merengues që goditën në minutën e 78' falë të zakonshmit Benzema. Skuadra e teknikut Ancelotti është mes tetë më të mirëve në Evropë, duke eliminuar Klopp.

Gjuetia për të pesëmbëdhjetën vazhdon në ditën e ndeshjes së treqindtë në Champions League. I përforcuar nga 5-2 në Anfield, Real Madrid fitoi edhe ndeshjen e kthimit në Bernabeu. Përfundoi 1-0 me golin e Benzema (78'), goli i 7 në karrierë kundër Reds. Blancos nxjerrin jashtë Liverpool dhe arrijnë në çerekfinale, ku ata janë skuadra që askush nuk do të dëshironte të shortoheshin në Nyon të premten në orën 12. Megjithatë, për herë të pestë, në gjashtë edicionet e fundit, Reds dalin jashtë nga duart, jo të një ekipi spanjoll, por nga një madrilen (4 Real, 1 Atletico). Dhe bëhen 6 nga 7 po të llogarisim që në fazën e grupeve 2014-15 ishte sërish Reali (së bashku me Basel) që i eliminoi. Skuadra e Klopp nuk dukej kurrë e bindur se mund të bënte një mrekulli. Skuadra e Carlo Ancelotti nuk u kufizua në menaxhimin e epërsisë, por shtyu që nga fillimi, duke iu afruar shumë herë golit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI