Flash

Bilanci i guerriljes në Napoli: tetë të arrestuar, gjashtë policë të plagosur

Lapsi.al 16 March 2023
Bilanci i guerriljes në Napoli: tetë të arrestuar, gjashtë

Tetë tifozë janë arrestuar gjatë natës për përplasjet me policinë në Napoli. Incidentet ndodhën dje para dhe pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Napolit dhe Eintracht. Sipas asaj që mësohet, kjo është vala e parë dhe numri mund të rritet në orët në vijim. Disa prej këtyre arrestimeve, mes tyre edhe një në flagrancë, u kryen për përleshjet e ndodhura mbrëmjen e djeshme, pranë hotelit ku qëndronin ultrasit gjermanë. Të tjerët, u vunë në shënjestër për përleshjet që ndodhën pasdite në Piazza del Gesù.

RRETH 250 GJERMANË NË SALERNO

Rreth 350 gjermanë u dërguan në zonën lindore të Salernos, pranë stadiumit Arechi, në zyrat e Karabinierëve dhe Guardia di Finanza për të vazhduar me identifikimin e tyre. Tifozët e Eintracht mbërritën, pasi u larguan nga hoteli Continental në Napoli, me një helikopter policie. Mjeti ka mbikqyrur nga lart itinerarin e tyre, duke shoqëruar forcat e rendit. Qëndrueshmëria në zonën në via Allende u modifikua gjatë kalimit të autobusëve. Edhe në këto momente ka kufizime në lëvizje për shkak të prezencës ende të gjermanëve në vendngjarje.

Lexo më tej: Video/ Karrige kokës e flakë makinës së policisë: me ultrasit gjermanë edhe ata të Atalantës, Napoli si zonë lufte

SHKON NË TETË NUMRI I TË ARRESTUARVE

Ka shkuar në 8 numri i të arrestuarve pas përplasjeve të djeshme mes tifozëve të Eintracht e policies. Në mbrëmje, konflikti u zgjerua edhe me disa tifozë të Napolit. Pesë janë italianë dhe 3 janë gjermanë. Lajmin e ka dhënë komisari i Napolit Alessandro Giuliano gjatë konferencës për shtyp në prefekturë.

PLAGOSEN GJASHTË NJERËZ NGA FORCAT E RENDIT

Gjashtë efektivë të policisë kanë mbetur të plagosur apo të dëmtuar në incidentet e djeshme në Napoli mes tifozëve të Eintracht Frankfurt dhe Napolit. Kështu deklaroi Komisari i Napolit Alessandro Giuliano në konferencën për shtyp në Prefekturën e Napolit. Pesë për momentin, sipas asaj që shtoi ai, janë napolitanët e arrestuar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI