Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Elbasan/ I dogjën mjetin, 23-vjeçari merr peng e dhunon një nga autorët

Lapsi.al 16 March 2023
Elbasan/ I dogjën mjetin, 23-vjeçari merr peng e dhunon një nga

Dy persona janë vënë në pranga pasi dogjën automjetin e një të riu në Elbasan. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin qytetarët N. L. dhe A. S. i kanë vënë zjarrin një makine tip "Volksëagen", në pronësi të shtetasit J. Zh, 23 vjeç. Ama, pronari i mjetit nuk ka pritur që policia të bënte detyrën e vetë. Përpara se blutë të arrestonin dy fajtorët për djegien e mjetit 23-vjeçari bashkë me dy miq të tij kanë kanë marrë me forcë në automjet dhe kanë goditur me sende të forta, një prej autorëve të djegies.

Policia rrjedhimisht ka arrestuar edhe pronarin e automjetit të shkrumbuar si dhe ka shpallur në kërkim dy personat që e ndihmuan atë të kryente aktin e vetëgjyqësisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

 

Të këshilluara

PD e Berishës zyrtarizon koalicionin në KQZ

Para pak çastesh është zyrtarizuar në KQZ kërkesa për të garuar në një koalicion e PD-së së Berishës me Partinë e Lirisë, Partinë Demokristiane dhe Partinë Bash...

20:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI