Flash

Futbolli italian me 3 skuadra në çerekfinale, më i pëfaqësuari në Champions: nuk ndodhte prej 17 vitesh

Lapsi.al 16 March 2023
Futbolli italian me 3 skuadra në çerekfinale, më i
Tre skuadra italiane, dy angleze, një spanjolle, një gjermane dhe një portugeze. Duket si barsaletë, por në fakt është e gjitha e vërtetë. Futbolli tre ngjyrësh është më i përfaqësuari në Champions League. Milani, Interi dhe Napoli (sipas kualifikimit) arritën në çerekfinale, një sukses që nuk kishte ndodhur që nga sezoni 2005/2006. E që atëherë kanë kaluar 17 vjet. Atë verë Italia u bë kampione bote. Kjo sa për t'i bërë njerëzit të kuptojnë se sa e ndryshme është periudha historike e asaj kohe nga ajo aktuale. Por kënaqësia mbetet. Një skuadër më shumë nga Seria A sesa ato nga Premier League, dy më shumë nga ato të La Liga dhe Bundesliga. Të mendosh se futbolli italian është shëruar papritur nga problemet e tij, sidoqoftë do të ishte e tepruar. Megjithatë, ka diçka për t'u gëzuar përtej Adriatikut pavarësisht sistemeve elitare. Edhe sepse në gjashtë ndeshjet e 1/8 italianët nuk kanë pësuar gola (7 të shënuar: 5 nga Napoli dhe një për secilën nga milanezet). Lexo më tej: Video/ Osimhen magjia e një mbrëmje lufte, Napoli në histori me 3-0 ndaj Eintracht: Real 1-0 ndaj Liverpool Futbolli i të kaltërve nuk ka qenë në një finale të Champions League prej 6 vjetësh dhe nuk e ka fituar atë prej 13. Siç u përmend, që nga viti 2006, tre italiane nuk ishin parë në të njëjtën kohë në çerekfinale. Gjithsej, ka ndodhur edhe dy herë të tjera. Në 2002/2003 (me të gjithë përfaqësuesit e futbollit trengjyrësh deri në gjysmëfinale). Herën e dytë në sezonin 2004/2005. Në të tre rastet protagonistët ishin të njëjtë: Juventus, Inter dhe Milan.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI