Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Indeksi global i Mundësive/ Shqipëria humbet investitorë në 2023

Lapsi.al 16 March 2023
Indeksi global i Mundësive/ Shqipëria humbet investitorë në

Shqipëria është vendi më pak tërheqës në rajon sa i takon mundësive që investitorët shohin për të investuar.

Në Indeksin Global të Mundësive 2022 vendi ynë renditet në vendin e 67, me një shkallë përkeqësimi në raport me një vit më parë kur ishte në vendin e 66. Sërish mbetet pas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, ku kryeson Maqedonia e Veriut e renditur në vendin e 52.

Kështu Mali i Zi renditet në vendin e 53 për rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, pas tij Serbia nga ana tjetër renditet në vendin e 61.

Bosnjë-Hercegovina është i vetmi vend ndër ato të Ballkanit që lëmë pas e renditur në vendin e 99.

Por cilat janë në fakt fushat që perceptohen si më pozitive dhe ato që penalizojnë një vend në këndvështrimin e investitorëve?

Për Shqipërinë rezultati më i mirë është shënuar në perceptimi i biznesit dhe që lidhet me masat dhe kufizimet që has biznesi si dhe lehtësimi në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ku rezultati i regjistruar është ai i vendit të 59, me 4 shkallë zbritje krahasuar me një vit më parë.

Dimensioni i dytë u performon më mirë është sa i takon fondamenteve ekonomikë dhe që lidhet me parashikimin makroekonomik të vendit, veçoritë dhe kualifikimin e fuqisë punëtorë dhe potenciali për zhvillim dhe inovacion të vazhdim. Shqipëria renditet e 60, me asnjë ndryshim nga një vit më parë.

Fusha e tretë në ecuri është te standardet ndërkombëtare që lidhen me faktin sesa i integruar është një vend me komunitetin ndërkombëtar dhe gjasat që të jenë konform standardeve ndërkombëtare në vendin e 60.

Më dobët duket se vendi paraqitet tek shërbimet financiare që kanë të bëjnë me masat dhe thellësinë e aksesit që ka një vend në shërbime të tilla ndërkohë që edhe kuadri institucional paraqitet gjithashtu dobët me një renditje në vendin e 80 dhe që ka të bëjë me shkallën në të cilën institucionet e një vendi ndihmojnë ose pengojnë aktivitetin e biznesit.

Indeksi hartohet çdo vit nga Milken Institute një organizatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raporti merr parasysh faktorët ekonomikë dhe financiarë që ndikojnë në investimet e huaja, aktivitetet dhe politikat kryesore të biznesit, ligjore dhe rregullatore të përdorura nga qeveritë për të mbështetur dhe nxitur investimet. /Monitor

Të këshilluara

PD e Berishës zyrtarizon koalicionin në KQZ

Para pak çastesh është zyrtarizuar në KQZ kërkesa për të garuar në një koalicion e PD-së së Berishës me Partinë e Lirisë, Partinë Demokristiane dhe Partinë Bash...

20:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI