Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Pas regjistrimit në zgjedhje reagon PD-ja e vulës, Alibeaj dhe Bardhi

Lapsi.al 16 March 2023
Pas regjistrimit në zgjedhje reagon PD-ja e vulës, Alibeaj dhe Bardhi

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi reaguan pas vendimit të KAS që detyroi KQZ-në të regjistrojë këtë forcë politike në zgjedhjet e 14 majit.

Lexo më tej: KAS regjistron Alibeajn për zgjedhjet lolake 

Alibeaj: Vendimi i sotëm i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vonesa gati dy javore për këtë proces, me autor kryekomisionerin Celibashi është një dëm që u është bërë demokratëve dhe shqiptarëve nga zgjatimet e politikës së vjetër në institucionet e pavarura kushtetuese.

Me këtë rast, edhe njëherë ftojmë të gjithë kandidatët demokratë, pa asnjë dallim të bashkohemi dhe të prezantohemi me një kandidat të PD në zgjedhjet lokale. Le të lemë mënjanë mëritë dhe mosmarrëveshjet dhe le të bëjmë më të mirën e mundshme përballë regjimit të Edi Ramës.

Bardhi: Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit. Ilirjan Celibashi është “nongrata” për PD dhe nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 Maj. Zvarritja 10 ditore në shkelje të ligjit ka cenuar rëndë zgjedhjet!

Të këshilluara

Konispol/ Mbytet në liqen fëmija 4 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Shëndëlli të Konispolit, ku një fëmijë 4 vjeç ka humbur jetën. Policia bën me dije se sot rreth orës ...

14:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI