Flash

Zgjedhjet në Turqi, analiza e DW: A do ta mbështesin kurdët kandidatin e opozitës

Lapsi.al 16 March 2023
Zgjedhjet në Turqi, analiza e DW: A do ta mbështesin kurdët

Rreth 15 deri në 20 për qind e elektoratit në Turqi janë me origjinë kurde. Kjo i bën votat e kurdëve absolutisht të nevojshme për një fitore zgjedhore. Dhe edhe pse partia e tretë më e madhe në Turqi, Partia Demokratike e Popujve (HDP), e cila është pro-kurde, nuk është pjesë e koalicionit elektoral të opozitës prej gjashtë partish, ka sinjale se edhe kjo parti do të mbështesë Kemal Kilicdaroglun.

Qëndrimi i votuesve kurdë karakterizohet nga pragmatizmi dhe shumë kurdë duan ta heqin qafe qeverinë e Erdoganit, e cila i ka shtypur gjithnjë e më shumë prej vitesh. Kjo është edhe pika që i bashkon me koalicionin zgjedhor të opozitës, qëllimi i përbashkët i gjashtë partive përbërëse të tij është të parandalohet rizgjedhja e Erdoganit.

Kilicdaroglu i besueshëm për kurdët

Instituti për anketime Rawest është specializuar për situatën politike në zonat kurde. Në një intervistë për DW, drejtori i këtij instituti, Roj Girasun, theksoi se shumë kurdë tani e shohin Kemal Kilicdaroglun me simpati: “Votuesit kurdë mund të votojnë për Kilicdaroglun, sepse i tërheq politika e tij. Mund të themi se Kilicdaroglu është një person që kurdët do ta votonin me kënaqësi”.

Roj Girasun, drejtor i Institutit për anketime Rawest Roj Girasun, drejtor i Institutit për anketime Rawest

Në sytë e shumë kurdëve, Kilicdaroglu është më i besueshëm se partia e tij, CHP, thekson Girasun. “Nëse ky besim kombinohet me elementët e tjerë të koalicionit prej gjashtë partive dhe me mbështetjen e HDP-së, Kilicdaroglu do të marrë mbështetje masive nga votuesit kurdë”.

Votim i dyfishtë

Më 14 maj votuesit në Turqi do të kenë në duar dy fleta votimi: njërën për të zgjedhur presidentin dhe një tjetër për parlamentin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018, HDP fitoi në Dijarbakir rreth 65.5 për qind të të gjitha votave.

Ekspertët vlerësojnë se shumica e votuesve kurdë do t’ia japë sërish votën e tyre të parë HDP-së. Kurse në fletën e votimit për presidentin e ardhshëm, shumica do ta vendosë kryqin tek emri i Kilicdaroglut./DW/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI