Flash

"Kasapi fitoi mishin, bagëtia ka të drejtë të jetojë": Shensoi thumbon Shehin pas barazimit në shtesë

Lapsi.al 18 March 2023
"Kasapi fitoi mishin, bagëtia ka të drejtë të

“Kasapi jeton për të pasur mish, por bagëtia do të jetojë. Edhe kasapi fitoi mishin sot, edhe bagëtia ka të drejtë të jetojë. Do të ishim të kënaqur më shumë që si bagëti të merrnim tre pikë dhe të vazhdonim të jetonim dhe kasapi të mbetej pa mish. Por fati e ndihmoi Tiranën. E merituam plotësisht trepikëshin". Naxhi Shensoi vazhdon të zgjedhë fraza të cuditshme për t'i përshtatur në futboll. Kosovaro-turku ka shkuar rëndë me fjalët pas 1-1 me Tiranën, që shpëtoi nga humbja vetëm në fund, me një autogol të Bylis: "Po të vinin skautë të shihnin ndeshjen sot, nuk do ta besonin se kush lufton për vendin e parë dhe kush për mbijetesë. Sidomos në pjesën e parë kemi dominuar totalisht. Vetëm një goditje kishte Tirana nga 22 metra dhe e ndali Teqja, ndërsa ne kishim mundësi për të paktën 3-4 gola".

Lexo më tej: Ish-mbrojtësi i Partizanit shpëton Tiranën: Damchevski shënon në portën e tij në shtesë, 1-1 me Bylis

Shensoi ka patur sërish rezerva në lidhje me arbitrimin: "Ishte një faull ndaj Eskerdinjës e nuk u pa në VAR. Të ishte kundër do ia jepnin 100% Tiranës penallti. Në çdo vend të botës ky është faull, por edhe Ena Jorgji si arbitër i FIFA-s ka të drejtë të bëjë gabime, edhe lojtarët e trajnerët" e mbylli Shensoi.

SHEHI: AQ KEQ SA ISHIM E MERITONIM TË NDËSHKOHESHIM

“Pjesa e parë është për t’u harruar dhe meritonim të pësonim ndonjë gol për mënyrën se si u vendosëm. I dhamë mundësinë të na rrezikonin, por e dyta ishte plotësisht në kontrollin tonë". Orges Shehi nuk kërkon alibi pas ndalesës në Ballsh, por mundohet të motivojë të tijtë. Pjesa e parë nuk i ka pëlqyer fare teknikut, që pa të tijtë të dalin 1-1 nga Ballshi. Golit të Esquerdinha iu përgjigj autogoli i Damchevski, në një pjesë të dytë, ku Tirana u duk se i kishte marrë masat. "Pësuam gol me goditje standarte, por pastaj ushtruam presion me çdo mënyrë. Arritëm të shënonim e kishim raste - tha Shehi -. Por i tillë është futbolli. Me atë që dhamë në pjesën e parë dhe të dytën, nuk korrespondojnë me njëra-tjetrën".

Shehi mundohet të ngrejë në këmbë bardheblutë, dukshëm të demoralizuar pas 1-1 me Bylis: "Nuk ka arsye të mërzitemi dhe qajmë çfarë ndodhi, se 10 javë janë. Duhet të përmirësohemi në detaje që të mos pësojmë gola të lehtë. Me këtë kontingjent që kemi, pa Patrik, shpresojmë që të na vijë në formë Abazaj, por duhet të fillojmë të luajmë që nga poshtë. Nëse nuk e bëjmë, kemi vështirësi si në pjesën e parë me dy qendrat tona".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI